Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci në një lidhje me 'Skype' nga Kosova për emisionin Repolitix në Report Tv u shpreh se qeveria e re e drejtuar nga Albin Kurti do ta heqë taksën për Serbinë, por më parë do të vendosë reciprocitetin. Por cfarë do të thotë reciprocitet? Bajqinovci e shpjegoi në emisionin Repolitix.
"U pa se kishte tension nga Rama, por besoj se do të kaloj dhe këto 70 marrëveshje të mos mbesin jo vetëm në letër, por të zbatohen dhe të kemi një makro-shengen, të largojmë barrierat. Janë dy sfida që e presin Kosovën, politika e jashtme dhe dialogu me Serbinë. Sfidë kryesore ka të bëjë me sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Unë besoj se taksa do të largohet por më parë do të vihet në pah reciprociteti kah Serbisë. Por si është reciprociteti? Sot kemi shumë pengesa, asnjë targë, automjet, asnjë diplomë e Kosovës, asnjë dokument i regjistrit civil të Kosovës nuk pranohet nga Serbia dhe të gjithë këto do të jenë reciprocitet. Dhe 30 marrëveshjet e Brukselit që nuk zbatohen do të rishikohen nga qeveria Kurti. Shumë po flitet për taksën, por reciprociteti do të jetë shumë problematik për Serbinë, pasi shumicën e marrëveshjeve nuk i ka zbatuar" tha ai.
Por a do të marrë pjesë Kosova në samitin e radhës për shengenin Ballkanik në Mal të Zi? "Nuk e di, nuk kam biseduar, por nuk besoj se do të jetë, bazë deklaratave. Kosova nuk është gati për minishengen" tha ai. Albin Kurti sot zhvilloi vizitën e parë zyrtare si kryeministër në Shqipëri, ku dolën në pah edhe njëherë divergjencat mes tij dhe kryeministrit Edi Rama.
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
56%
-
Jo
38.7%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 75
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën
27 Nëntor, 21:15
-
Evi Kokalari reagon për lirimin e Berishës: Mos u gëzoni kot, s’ka lidhje administrata e Trump! Më intereson investigimi i kullës së malit, për atë më bënë kurban!
27 Nëntor, 19:10
-
Misioni diplomatik në Bruksel hap dyert për shqiptarët, Rama: Bëhu pjesë e 'Team Albania', kontribuo në anëtarësimin e vendit në BE
27 Nëntor, 16:25
-
Rama: Komisioni antikorrupsion do të jetë i përhershëm, pikë referimi për të gjitha institucionet! Do na garantojë suksesin për anëtarësimin në BE
27 Nëntor, 13:05
-
Kimete Berisha: Gruaja misterioze!
27 Nëntor, 11:41
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Siguria në shkolla/Rama njofton planin e masave: Kamera në shkolla dhe kontroll dixhital për çdo mjet metalik në çanta! Konsultime për mbylljen e TikTok dhe SnapChat
26 Nëntor, 13:58
-
Bulqizë/ Rama prezanton projektin transformues të zonës ushtarake: Dibra do kthehet në periferinë e gjelbër të kryeqytetit! Rruga e Arbrit drejt përfundimit, Tuneli i Murrizit pati marrje mësysh
26 Nëntor, 11:14
-
Zbërthimi i SkyECC/ Mes 21 masave sigurie edhe emri i Prek Kodra, në 2021 u akuzua se do të vriste Albin Kurtin
26 Nëntor, 10:29
-
Bazuar në romanin e Ismail Kadaresë, 'Kthimi i Ushtrisë së Vdekur' një tjetër film që i nënshtrohet restaurimit 4K
26 Nëntor, 09:10
BENI C'FARE TE DONI ,,,vec neve ne shqiperi na leni rehat e mos na thartoni trute,,,mjaft kemi hallet tona…..
Përgjigju