SARANDË - Në orët e para të ditës së sotëm Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Andrea Marto është kërcënuar nga vëllai i kandidatit të PBDNJ-së për bashkinë e Finiqit, Jani Babi.
Ishte vetë shtetasi Andrea Marto, vjeç 58, banues në Tiranë, i cili e ka denoncuar këtë ras në komisariatin e Policisë së Sarandës. Ai ka thënë se në orët e para të ditës së sotme është telefonuar nga shtetasi Timoleo Babi, i cili është prezantuar si vëllai i Jani Babi, kandidat i subjektit politik PBDNJ për Bashkinë Finiq. Sipas deputetit ai e ka kanosur atë për vrasje.
Policia e Sarandës sqaron se ka bërë të mundur shoqërimin e shtetasit Timoleo Babi per ta marë në pyetje dhe po kryen të gjitha verifikimet në lidhje me këtë rast.
Policia ka çuar në Prokurori dosjen e Timole Babi, i cili akuzohet për veprën penale të “kanosjes”. Ndërkohë, u mor vendimi që ky shtetas do të gjykohet në gjendje të lirë.
Marto: Vëllai i Banit ishte pjesë e grupit të të rinjve që më prishën takimin
Në një lidhje telefonike me studion e lajmeve të A1 Report, Deputeti Andrea Marto ka sjellë edhe një herë ngjarjen e ndodhur në orët e para të ditës së sotme, ka ai mori një telefonatë kërcënuese nga vëllai i kandidatit të PBDNJ-së për Bashkinë e Finiqit, Jani Bani.
Ai ka thënë se Timoleo Babi e ka kërcënuar atë që të heqë policinë pasi në të kundërt ai e kërcënoi atë me jetë.
“Mora kërcënimin në telefon. Si një qytetar që zbatoj ligjin e kallëzova në polici por nuk doja që të merte këto përmasa pasi ishin shumë pak përpara zgjedhjeve. Kjo nuk ndikon as në kampin tonë e as në ato të Kundërshtarit. Personi u prezantua si vëllai i kandidatit Babi. Ai më kërcënoi që të heq policinë pasi në të kundërt ai më kërcënoi me jetë”, - tha Marto.
Më tej ai ka shprehur edhe habi për deklaratën e bërë nga PBDNJ në lidhje me këtë ngjarje.
“U habita nga deklarata e PBDNJ-së sepse nuk kam pas si qëllim në asnjë moment që të ndikoj në procesin e votimit”, - tha ai
Më tej, ai ka thënë se ditët e fundit në disa fshatra të zonës lëvizte një grup të rinjsh , pjesë e të cilit ishte edhe vëllai i kandidatit jani Babi. Ai ka thënë që ky grup ditën e premte i ka prishur atij një takim electoral dhe për këtë ka edhe dëshmitarë.
“Grupi i të rinjëve prej disa ditësh lëvizte në disa fshatra. Të premten ata më prishën një takim dhe për këtë kam dëshmitarë.Bashkë me këtë grup ishte edhe vëllai i kandidatit, Jani Babi. Policia përveç kallëzimit nuk e di se çfarë do të bëjë. Zgjedhjet këtu po vijojnë normalisht dhe nuk ka patur asnjë problem”, - tha Marto.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO