Myslym Murrizi, deputet i Lëvizjes Demokratike Shqiptare përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, të shoqëruar me një foto me këngëtarin me famë Dashnor Diko, tha se ai i ka premtuar se do t’i japë votëbesimin më 25 prill.

“Nuk kam votuar ndonjëherë tha Dashnori pas 22 marsit 1992 për hipokritet komunist qe kane qeverisur Shqipërinë prej 28 vitesh duke vjedhur së bashku e duke mashtruar Shqiptaret sikur “zihen” me njeri tjetrin”, shkruan deputeti.

Murrizi shtoi se me 25 prill Diko do të votoj patjetër kundra mashtrueseve që janë ndarë në tre tufa dhe ndërrojnë karriket e pushtetit me njeri tjetrin duke u tallur me Shqiptaret.