Partia Socialiste është treguar e hapur edhe për prurje të reja nga qytetarë që duan të përfshihen në politikë. Më herët Kryeministri Rama tha se të gjithë ata që dëshirojnë që të futen në listat për kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, mund të sjellin një video ku tregojnë se përse duan që të kandidojnë për PS-në.
Këtë mëngjes, kryeministri Edi Rama e nisi me një thirrje ndaj të rinjve dhe jo vetëm për të aplikuar për t’u bërë kandidat për deputet i Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prilli. Platforma e aplikimit është deputetiqeduam.ps.al Ftesa – thotë Rama – shkon për këdo që ka ambicien e kurajën për ta provuar veten në të përpjetën e politikës, me mua dhe Partinë Socialiste.
"Mirëmëngjesi dhe me këtë ftesë për këdo që ka ambicien e kurajon për ta provuar veten në të përpjetën e politikës, me mua dhe Partinë Socialiste, ju uroj të dielë të mbarë", shkruan Rama.
Nga kjo platformë pritet të përzgjidhen një pjesë e kandidatëve që do të jenë në listën e PS-së për garën elektorale të zgjedhjeve parlamentare që për herë të parë votuesit do të zgjedhin jo vetëm partinë por drejtpërdrejt edhe deputetin.
Ku eshte platforma
PërgjigjuVetum me ken i pa ftyre munesh mu ba politikan ne shqipnin.
Përgjigju