Deputeti shqiptar Shaip Kamberi është drejt fitores së një mandati tjetër në Kuvendin e Serbisë. Në një intervistë për Report TV, Kamberi shpjegon se deri më tani janë 95% e votave të numëruara dhe pritet që rezultati përfundimtar të shpallet në 20:00. Në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Kamberi shpjegon se për të fituar një mandat deputeti duhet rreth 12 mijë vota.
Aktualisht Koalicioni i Shqiptarëve për Luginën i Shaip Kamberit ka rreth 9 mijë vota. Kamberi shpjegoi se sipas ligjit serb, listave të pakicave iu jepet një bonus plus 35% të votave. Ky bonus pritet sipas Kamberit t’i japë atij mandatin tjetër të deputetit.
“Janë 95% të të gjitha votave të numëruara. Deri në përfundim të rezultatit përfundimtar nuk e kemi të siguruar një mandat. Jemi shumë afër, me pak vota mund të jetë diferenca. Aktualisht e kemi mandatin e parë. Jemi në garë me hungarezët e Vojvodinës. Jemi në garë për mandatin e parë. Në orën 20:00 shpallen rezultat preliminare. Duhen mbi 12 mijë votat për një mandat. Ne kemi përafërsisht 9 mijë vota me ca qendrave të Serbisë, por listës së pakicave sipas ligjit i shtohet plus 35% të votave, pra është një bonus që i jepet listave të pakicave, kjo është ajoi që mund të na ndihmojë për ta marrë mandatin e parë”, tha Kmaberi në Report Tv.
Deputeti shqiptar thotë se në 10 vitet e fundit, me drejtimin e Aleksandër Vuçiç të drejtat e pakicës shqiptare në Serbi janë përkeqësuar. Ai thotë se nga Lugina e Preshevës dhe Bujanovci janë hequr institucione të rëndësishme shtetërore, ndërkohë që zhvillimet ekonomike kanë mbetur në vend.
“Në 10 vitet e fundit të drejtat e shqiptarëve dhe opozita është përkeqësuar se nga Lugina e Preshevës janë hequr institucionet shtetërore. Gjykata themelore, disa institucione të tjera, ndërkohë një centralizim po vështirëson jetën e qytetarëve. Zhvillimet ekonomike kanë mbetur në tërësi. Po ngushton hapësirën e jetës për shqiptarët duket i mohuar të drejtat themelore që janë të garantuara me standarde e brendshme dhe ndërkombëtare por nuk respektohen”, u shpreh Kamberi.
Deputeti shqiptar në Serbi ka komentuar edhe nismën ‘Open Balkan’, ku theksoi se me anë të kësaj nisme përveç aspektit ekonomik mes vendeve duhet të punohet edhe për të drejtat e shqiptarëve.
“Open Balkan duhet të shtrihet jo vetëm në asketin ekonomik por edhe në nivelin e të drejtave. Miqësia duhet shfrytëzuar për ngritjen nivelit të të drejtave të shqiptarëve. Duhet një prezencë më e madhe e Prishtinës dhe Tiranës në luginën e Preshevës”, vijoi deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë.
Koalicioni i Aleksandër Vuçiç “Së bashku mund të bëjmë gjithçka” ka marrë shumicën e votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi ditën e djeshme. Me mbi 87% të votave të numëruara, lista e presidentit serb ka fituar 43.4%. Në vend të dytë ka dalë koalicioni “Të bashkuar për fitoren e Serbisë” me 13.1% të votave, ndjekur nga Partia Socialiste e Serbisë. Po dje në Serbi janë mbajtur edhe zgjedhjet presidenciale, ku deri më tani kryeson presidenti aktual, Vuçiç me afro 60%, me diferencë të thellë nga kandidatët e tjerë.
Open balkan është platform ruso serbe dhe nuk ka të bëjë fare me interesat shqiptare, të vetmit që pérfitojn ja shqipfolësit kriminel si që është km bq i Shqipëris!
PërgjigjuMore Shaip, cben more si na shan shokun e shokut Rama??? Sa here ge kane thene te hapesh krahun me te rinjve??? Mos bej karshillik se do e hash ndonje non grata per dreke! Eshte perkeqesuar sitiata thote pa pike turpi. Situata eshte bere lule e shkuar lules o te rente ne lule, degjove. Kemi dy karafila mo plak njeri me karafil se tjetri si ne Beograd ashtu dhe ne Thumane sorry, Tirane.
Përgjigju