Deputeti shqiptar në Maqedoninë e Veriut preket nga COVID-i bashkë me familjen

Deputeti shqiptar në Maqedoninë e Veriut preket nga COVID-i bashkë me familjen

Deputeti Muhamed Zekiri

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, Muhamed Zekiri është prekur nga koronavirusi.

Ai e ka bërë të ditur lajmin përmes profilit në Facebook, se përveç tij janë infektuar edhe bashkëshortja e vajza tre-muajsh. Zekiri thotëse ai nuk ka shfaqur asnjë simptomë dhe u bën thirrje të gjithëve që të mos e neglizhojnë mundësinë nga infektimi e të jenë të kujdesshëm.

"Të nderuar miq, Pavarësisht kujdesit dhe përmbajtjes së rekomandimeve dhe kontakteve minimale me njerëz, dua T’ju njoftoj se unë bashkë me bashkëshorten dhe vajzën tre-muajshe kemi rezultuar pozitiv në testimin për COVID 19. Fatmirësisht unë jam pa asnjë simptomë por kam rezultuar pozitiv.
Edhe njëherë ju bëj thirrje të gjithëve të mos e neglizhoni mundësinë nga infektimi dhe të jeni të kujdesshëm. Nëse keni ndonjë shenjë edhe më të vogël dyshimi mos hezitoni të vizitoni mjekun amë dhe ti nënshtroheni testimit. Njëherë shpreh keqardhje dhe kërkoj falje të gjithëve me të cilët kam pas kontakt ditëve te fundit dhe ndoshta i kam sjelle pa qëllim në situatë të palakmueshme",
ka shkruar ai.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut e ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të situatës alarmante të rritjes së të prekurve me COVID-19.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja