Deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho është shpallur “Qytetar nderi” në Skrapar.

Është ky vendimi i miratuar ditën e sotme në mbledhje e zhvilluar të Këshillit Bashkiak Skrapar.

Unanimisht, këshilli miratoi propozimin për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” për Brahon.

Gjithashtu u miratua dhe propozimi shpalljen qytetar nderi dhe të profesorit Xhaferr Ibro.

Ndërkohë edhe mjeku i mirënjohur Tritan Kalo është shpallur “Qytetar Nderi” në Kuçovë, vendim i marrë gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak në këtë qytet.

“Tritan Kalo është një aset kombëtar, Ai, me atë çfarë është e bënë në shërbim të popullit e vendit, është sa tiranas, aq edhe gjirokastrit, sa Elbasanas aq edhe kuçovar, sa shkodran aq edhe vlonjat, sa i vehtes aq edhe i Shqipërisë” – thuhet në njoftimin e Këshillit Bashkiak.

Më herët, bashkia e Skraparit ka shpallur “Qytetar Nderi” edhe mjekun e mirënjohur Pëllumb Piperon, madje institucioni i pushtetit vendor hapi dhe një tender për organizimin e një dreke me këtë rast.         

Por mjeku ka kërkuar anulimin e kësaj dreke dhe me atë shumë të ndihmohen familjet e varfra në qytet.