Bashkia e Skraparit tender për drekë në nder të Pëllumb Piperos, mjeku: Anullojeni, lekët të shkojnë për personat në nevojë

Bashkia e Skraparit tender për drekë në nder të Pëllumb Piperos, mjeku: Anullojeni, lekët të shkojnë për personat në nevojë

Pëllumb Pipero

Bashkia e Skraparit hap tender për organizimin e një dreke me rastin e dhënies së titullit “Qytetar Nderi” mjekut Pëllumb Pipero, por mjeku ka kërkuar anulimin e kësaj dreke dhe me atë shumë të ndihmohen familjet e varfra në qytet.

Ai falenderon bashkinë për këtë organizim, por në respekt të situatës kërkon që shpenzimet të orientohen për nevoja të tjera të Bashkisë dhe qytetarëve të Skraparit.

Sipas dokumentit të bashkisë,  tenderi do të zhvillohet më 11.06.2020, në orën 10:30, dreka do të ketë 60 të ftuar, ndërsa menuja parashikon tre pjata, pije e fruta dhe do të mbahet në datën 19 qershor. Mjeku Pipero u shpall “Qytetar Nderi” i Skraparit më 28 maj me propozim të kryetarit të Bashkisë Skrapar, Adriatik Mema.

Titulli u dha me motivacionin “Për veprimtari të shquar profesionale dhe akademike gjatë karrierës së tij në fushën e mjekësisë, veçanërisht në atë të sëmundjeve infektive, si dhe për kontributin e çmuar profesional dhe publik ne përballimin e situatës së pandemisë të shkaktuar nga Covid-19”.

Postimi i plote i Piperos:

'Fama' ime i përket çdo bluze të bardhë thashë, por paska edhe “ca kusure”.
Këshilli Bashkiak i Skraparit më ka akorduar Titullin “Qytetar Nderi” që është nderi më i madh që mund të më bëjë vendlindja ime dhe për të cilin do t'i jem gjithë jetën mirënjohës, qytetarëve, Këshillit Bashkiak dhe Kryetarit të Bashkisë së Skraparit. Dhe “kusuri” është lajmi që po lexoj në të gjitha portalet se Bashkia ka vendosur të organizojë dhe një drekë në cermoninë që do të organizohet me këtë rast!

Do ta konsideroja një nder po aq të madh, që në respekt të situatës dreka të anullohet dhe ajo shumë sado modeste qoftë të orientohet për nevoja të tjera të Bashkisë dhe qytetarëve të Skraparit, ndoshta në ndihmë të familjve në nevojë!
Duke ju falenderuar edhe një herë, ju premtoj se do punoj gjithë jetën time me përkushtim profesional e përgjegjësi qytetare, për ta merituar Titullin e Qytetarit të Nderit të Vendlindjes time!
Me mirënjohje! Pëllumb Pipero

 

 

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shaban: 11/06/2020 11:13

    po dasmat a lejohen? 60 veta me nga 2m distance piperon do e ulin ne korce ne krye te tavolines

    Përgjigju
  • Beso Elezi: 11/06/2020 08:25

    Pipero je i madh

    Përgjigju
  • Iris: 11/06/2020 01:55

    Joooooo,mos e anulloni ,bejani Metes se nuk ka per te thene jo,merrni dhe ca saze te kerceje!

    Përgjigju
  • Galipi: 10/06/2020 23:17

    O piper je krrici I rames

    Përgjigju
    • Zani: 11/06/2020 08:58

      O Galip je bolja e Lulit

  • Dibran: 10/06/2020 22:46

    Ehhhhhh.....!!!!! Sa shume njerez te mire mban mbi supe kjo TOKE E BEKUAR !!!!! ...hajdutet, kriminelet, tradhetaret e ketij kombi jane ata qe nuk e lene te ngreje krye.... por Shqiperia do te behet, sepse eshte e mbushur plot me njrez te mire....!!!! edhe me shume respekte per ty, DOKTOR I MIRE!!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës