TIRANE - Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në facebook ironizon programin e PD-së për zgjedhet e 11 majit përcjellë nga viedomesazhi i kandidatit të PD-së, Klevis Balliu.
Akuzave të Klevis Balliut, Rama i përgjigjet me një videomesazh ku dëgjohen të qeshurat, montuar dhe me foto ku tavolinat e shqiptarëve janë plot.
Rama kujton se primaret e PD-së ishin një farsë dhe mashtrim i demokratëve nga Sali Berisha dhe videon në fund e shoqëron me një buf që lahet në një enë balte me ujë duke personifikuar, kreun e PD-së dhe ‘aleancën Shqipëria madhështore’ që e personifikon si kënetë me insekte e gjarpërinj.
Rama u kujton demokratëve se ishte Berisha ai që vendosi emrat në listë dhe hoqi më të votuarit pasi nuk ishin të besuarit e tij.

Në fund të videos dëgjohet zëri i Berishës që thotë “Deputeti u hoq nga lista!”... duke paralajmëruar dhe Balliun se mund ta gjejë veten të eliminuar nga kryetari i tij.
Në një postim tjetër, Rama i bën thirrje shqiptarëve të bashkohen më 11 maj rrugës së fatit europian të Shqiptarisë, duke votuar PS-në dhe deputetët e saj.
S.G/Shqiptarja.com“Bashkoju rrugës së fatit europian të shqiptarisë, për vete dhe për kë të do zemra” shkruan Rama.
Komente

