Deputetja britanike mesazh ambasadorit amerikan në Serbi: Beogradi ka marrëveshje me Moskën, po mban peng ilegalisht 3 policë

Deputetja britanike mesazh ambasadorit amerikan në Serbi: Beogradi ka marrëveshje me Moskën, po mban peng ilegalisht 3 policë

Deputetja britanike, Alicia Kearns

Deputetja e Parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka dhënë një përgjigje të fortë ambasadorit të SHBA-ve në Serbi Christopher Hill, pas mbajtjes së stërvitjes së forcave amerikane me ato serbe, të quajtur “Platinum Wolf”.

Ajo shkroi se Serbia ka marrëdhënie me Rusinë dhe po mban peng ileagalisht 3 policë të Kosovës.

“Kosova, një aleate demokratike e denoncuar dhe e dënuar”, nis teksti i saj.

“Më mirë ‘Platinum Wolf’, një ushtrim i përbashkët me një vend që ka nënshkruar marrëveshje të politikës së jashtme me Rusinë, si ripërtëritje pas pushimit të paligjshëm të Ukrainës dhe aktualisht është duke i mbajtur ilegalisht tre policë kosovarë”, ka shkruar Kearns, përcjell KlanKosova.

Gjatë ditës ambasadori Hill është shprehur tejet i kënaqur me zhvillimin e stërvitjes së përbashkët me forcat serbe.

​Kujtojmë se ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka deklaruar se stërvitjet e përbashkëta si Platinum Wolf e forcojnë partneritetin midis ShBA-së dhe Serbisë, si dhe e sigurojnë paqen në mbarë botën.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani