Deputetja demokrate Flutura Açka distancohet publikisht nga Berisha: Jam e turpëruar nga VIDEO e tij për Altin Dumanin, kjo nuk është demokraci

Deputetja demokrate Flutura Açka distancohet publikisht nga Berisha: Jam e turpëruar nga VIDEO e tij për Altin Dumanin, kjo nuk është demokraci

Flutura Açka

Deputetja dhe shkrimtarja Flutura Açka, ka reaguar publikisht duke u distancuar nga Sali Berisha i cili ka publikuar në llogarinë e tij një video të përgatitur me Inteligjencë Artificiale ku kryeministri Rama dhe kryeprokurori Altin Dumani janë vendosur në kokat e dy personazheve të animuara të serialit për fëmijë "Tomy dhe Jerry' . Edi Rama është vendosur në trupin e maces Tomy, ndësa Dumani është vendosur në trupin e qenit.

Video është vijim i sulmit politik verbal që Berisha vijon ndaj kreut të SPAK, e kjo mënyrë ka ngjallur dhe reagimin e demokratëve, njëra prej tyre Flutura Açka. 

"Si demokrate e thjeshtë, si përfaqësuese e demokratëve, kjo video e hedhur nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, më turpëron. Ndaj si demokrate distancohem publikisht prej saj dhe pres edhe të tjerë demokratë të bëjnë të njëjtën gjë", shkruan Açka.

Ajo thotë se "ne nuk mund ta ruajmë pyllin e demokracisë duke shembur drurët që e mbajnë", teksa e konsideron videon me personazhe të animuara nga shfaqja "Tom and Jerry", si një veprim që cënon demokracinë e pushteteve të ndara, siç politika dhe drejtësia.

"Por, me këtë video, z. Berisha del kundër mbi 75% e shqiptarëve që besojnë se SPAK po i ndihmon sadopak të ndreqin demokracinë e dëmtuar nga fragmente të këqija të politikës shqiptare, e cila ka detyrë të bëjë mirë të gjitha detyrat", thotë Flutura Açka.

Deputetja thotë se ajo që e shqetëson më shumë nuk është përçudnimi i Altin Dumanit, as kreditimi i Edi Ramës si fitimtar i përhershëm, por shtron disa pyetje:

- a mundet në një demokraci të shëndetdhme që një pushtet (politika) të marrë guximin të përtallë një pushtet tjetër (drejtësia) kur të dy kanë përgjegjësi tē lartë kombëtare?

- a është kjo pjesë e alibisë që po ndërton retorika foltoriste se Rama është i pathyeshëm dhe se do të mbetet në pushtet ngaqë do ta blejë votën (ngaqë nuk do të mundim, a nuk kemi interes ta mbrojmë ne?

- a është kjo mënyra për të fituar besimin e mbi 75 % të shqiptarëve që besojnë te Altin Dumani (me deklarata se “do t’ia presim kokën” kur të jemi ne zot) për të ardhur në pushtet?

- a mos po ndërton kjo formë qesharake alibinë é nevojshme për Edi Ramën që t’i përgjigjet mërzitisë së PD-së me Altin Dumanin duke shpejtuar ndryshimet goditëse ndaj SPAK-ut me të famshmin Komision Parlamentar Antikorrupsion?

-  a është dhënia e krediteve të tilla të pseudofuqisë Edi Ramēs një shlyerje borxhi të kleringjeve politike që qarkullojnë lirshëm e tingëllojnë tashmë normale në politikën shqiptare?

Unë distancohem publikisht nga kjo video. Po ti?

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

I propozoi në restorantin ku u martua Merlin Monro, kush është ish-bashkëshorti amerikan i Parashqevi Simakut dhe historia e tyre e dashurisë që përfundoi me ndarje

I propozoi në restorantin ku u martua Merlin Monro, kush është ish-bashkëshorti amerikan i Parashqevi Simakut dhe historia e tyre e dashurisë që përfundoi me ndarje