Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, ka paralajmëruar përshkallëzim të protestave në vend, deri në rrëzimin e qeverisë Rama. Në studion e Report Tv, Mehmetaj deklaroi se Rama dhe kjo qeveri nuk e ka të gjatë, duke shtuar se qytetarët i kanë parë gabimet e saj.
Ajo shtoi se nuk ishte vetëm vendimi i LSI për të dalë në protesta, por edhe i qytetarëve, dhe se janë pikërisht këta të fundit që do të përcaktojnë përmasat e protestës. Ndërkohë, opozita e bashkuar, PD dhe LSI, kanë vendosur të nisin protestat ditën e hënë, të cilat pritet të vazhdojnë edhe ditët në vijim.
“Nuk është një gjë që varet vetëm nga ne. Për të dalë në protestë nuk ishte një vendimmarrje vetëm nga ne, na shtyn dhe qytetarët, sepse e thënë në gjuhën e qytetarëve ‘nuk mban më’. Përmasat e protestës do ia japin qytetarët. Ne nuk do ndalemi me kaq, do vijojë me gjitha grupet e interesit. Do bëjmë protestë deri sa kjo qeveri të mos jetë më. E them me bindje se Rama dhe kjo qeveri nuk e kanë të gjatë. Populli është këtu, i ka sytë në ballë, dëgjon e shikon, ndaj dhe kjo nuk mund të tolerojë më”, tha Mehmetaj.
Pse qëndrimi i ashpër ndaj ndërkombëtarëve nga LSI?
Nuk di që Kryemadhi të ketë mbajtur qëndrime të ashpra ndaj ndërkombëtarëve. Qëndrimet e kolegëve nuk mund t’i komentoj. Ndërkombëtarët janë në Shqipëri për të kryer funksione, por pasojat i vuajmë ne, për sa kohë kemi një qeverisje të papërgjegjshme. Roli i ndërkombëtarëve duhet të ishte më i qartë. Qëndrimi i LSI është që duhet të jemi ne që garantojmë të ardhmen dhe zgjidhet nuk mund t’i presim nga jashtë.
Pas PD, LSI nuk justifikon paratë që janë përdorur për lobim në SHBA
Ne jemi njohur sot nëpërmjet medias, nga media juaj, që ekzistoka një raport i tillë në KQZ. Neve nuk na është përcjellë ky lloj raporti në asnjë rrugë. Neve na është përcjellë raporti që KQZ ka bërë gjatë fushatës zgjedhore, ku çdo veprim i LSI ka qenë konform rregullave. LSI prej gati 2 vitesh ka marrë një iniciativë të sajën për të qenë transparente në lidhje me fondet. Kjo gjendet duke u futur në faqen zyrtare të LSI, ku janë të gjitha shpenzimet.
d.c./shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
69.3%
-
Jo
27.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 3334
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44