Deputetja e LVV-së: Kurti ka integritetin moral dhe politik ta shtyjë para çështjen e moskrijimit të Asocacionit! Nurellari: Të veprohet me mençuri, jo populizëm

TIRANË- Situata e krijuar në Kosovë, pas dorëheqjeve masive të zyrtarëve serbë dhe daljeve nga Kuvendi të deputetëve të Listës Serbe, u diskutua në emisionin ‘5 Pyetje nga Babaramo’ në Report Tv. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu, tha se Albin Kurti është politikani që ka integritetin moral dhe politik që të shtyjë çështjen para për moskrijimin e të Asocacionit në Kosovë. Duke u ndalur tek plani franko-gjerman, Kryeziu u shpreh se ato ende nuk kanë një plan zyrtar konkret në Kuvendin e Kosovës të prezantuar, ndërsa shtoi se është pranuar që të dialogohet në vazhdimësi. Megjithatë shtoi ajo, Serbia e ka refuzuar një plan të tillë.

‘Qeveritë kanë rënë, pasi nuk ka pasur vullnet për ta çuar para një vendim kaq të rëndësishëm. Marrëveshja mes Kosovës dhe Brukselit e kanë sjellë në 2013 ish-krerët e PDK-së Hashim Thaçi. Ka pasur për qëllim krijimin e asociacionit. Kurti është ai që ka integritetin politik dhe moral për ta shtyrë para çështjen e mos krijimit në Asocacionit. Pavarësisht se kanë kaluar vite lëvizja VV vazhdon që të jetë e njëjtë me më të njëjtin qëndrim karshi Asocacionit. Ne nuk mund të diskutojmë për një plan që nuk është i dhënë në Kuvendin e Kosovës. Mund të kemi dëgjuara, por s’kemi parë një dokument zyrtar dhe nuk mund të flasim sot mbi bazën e një dokumenti zyrtar. E konfirmon se ekziston një plan i tillë, por megjithatë thotë se i ka vërejtjet e tij. Është pranuar që mbi të të dialogohet në vazhdimësi. Serbia e ka refuzuar një plan të tillë. Ne do i bëjmë thirrje qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë që të kthehen në vendet e tyre të punës. Nuk mund të marrin urdhra nga Beogradi.’- u shpreh Kryeziu.

Ndërsa analisti Adri Nurellari, njëkohësisht anëtar i kryesisë së PDK-së, u shpreh se kjo parti po mbron interesin e Kosovës. Sipas Nurelalri, veprimet në veri të vendi janë orkestrim i Vuçiçit dhe se duhet të veprohet me mençuri jo me populizëm në mënyrë që mos të përshkallëzohet situata.

‘PDK sot ka bërë një letër ftesë për të komunikuar duke lënë të kuptohet se me këtë situate jemi të gjithë bashkë. Ka marrë iniciativën për të kërkuar që në këtë çështje kaq delikate që vë në pikëpyetje arritjet e mëdha që janë bërë në shtetin e Kosovës. Duke qenë se kjo po rrezikohet sot PDK- ka kërkuar që ta hapet një komunikim për të pasur një diskutim më të gjerë. Nuk është se PDK ka dalë kundër qeverisë, ne kemi qëndruar mbas qeverisë, kemi pranuar të shkojmë në takime, në mbrojmë interesin e Kosovës dhe e konsiderojmë veprimet në veri si një orkestrim të Vuçiçit dhe duam të veprohet me mençuri dhe jo me populizëm për të anashkaluar përshkallëzimin dhe për të rindërtuar një partneritet me miqtë tanë ndërkombëtarë në mënyrë që këtu çështje mos shkojnë në spirale përplasje, por të trajtohen si duhet. Në shikojmë çështje krejt periferike çështjen e targave. Një temë periferike e trajtuar para 11 vjetësh na duket e padobishme. Nëse nuk ka një marrëveshje finale është papërgjegjshmëri të deklarohemi për të. Në kushtet kur jemi të ballafaquar me spekulime dhe paqartësi është absurde që të deklarohemi për të.  Të riparohen raportet me partnerët ndërkombëtarë.’- u shpreh Nurellari.

Situata në veri është përshkallëzuar pasi Qeveria e Kosovës nisi të zbatojë planin në tri faza për ri regjistrimin e makinave me targave ilegale serbe në RKS. Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese. Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS. Në komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe - Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok - llogaritet se janë deri në 10.000 automjete me targa ilegale serbe. Këto targa i lëshon Serbia dhe bartin akronime serbe të qyteteve të Kosovës, si: KM, GL, PR, UR e të tjera. Në javët e fundit janë shtuar incidentet në veri të Kosovës, që kryesisht kanë cak serbët që po ri regjistrojnë makinat në RKS. Franca dhe Gjermania kanë propozuar që Serbia të lejojë Kosovën të anëtarësohet në institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë