Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, ka humbur bashkëshortin.

Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vetë ajo përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë disa foto krah tij e fëmijëve. Me pak rreshta, Hoti shpreh dhimbjen e saj për humbjen e madhe.

“U prehsh në paqe i miri i zemrës time! Ladi im, shpirti im! Do na mungosh gjithë jetën”, shkruan ajo.

Hoti dhe bashkëshorti i saj i ndjerë janë prindër të dy fëmijëve, vajzë e djalë.

Nga një status në rrjetet sociale të Aleksandër Ndojës, vëllait të të ndjerit, bëhet me dije se Ladi Ndoja humbi jetën në moshën 46-vjeçare për shkak të një ataku kardiak.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë se vëllai ynë i dashur, Ladi Ndoja, u nda papritur nga jeta në moshën vetëm 46-vjeçare, si pasojë e një ataku kardiak.

Një goditje e rëndë dhe e papritur për familjen tonë, që na ka lënë pa fjalë dhe me një dhimbje të pamasë. Ladi la pas bashkëshorten e tij të dashur Elda Hoti dhe dy fëmijët e vegjël, të cilëve u mungon tashmë shtylla e familjes së tyre.

Në këto çaste të vështira, kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë miqve, të afërmve dhe dashamirësve, ndërsa përpiqemi të përballojmë këtë humbje të rëndë.

U prehsh në paqe, i dashur Ladi! Kujtimi yt do të mbetet përherë në zemrat tona”, shkruan ai.

P.J/Shqiptarja.com

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Erjon: 03/08/2026 15:32

    Vetem me vdekjen e nje njeriu nuk duhet te gezosh zoti eshte ai qe na gjykon.ngushellime familjes ti rrojne femijet

    Përgjigju
  • Nardi: 03/08/2026 09:10

    Tani do mbathet mirë kjo zonja

    Përgjigju
    • O lektor: 03/08/2026 19:13

      Me sa kuptoj un qe ne cdo koment pa lidhje ofendon Tropojant,e paske keq me tropojant ose e ndan torten pa miratimin tend me tropojant te ardhur ne Tiran.

    • lektor: 03/08/2026 10:24

      qenke nje rrugac ordiner dhe me sa duket duhet te jesh ndonje malok nga Tropoja ose nga Malesia e madhe, ne vend qe ti shprehesh ngshellimet per kete tragjedi shprehesh si nje rrugac ordiner

  • Sondazhi i ditës: 31 Korrik, 15:00

    Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?