Deputetja Gjylameti thirrje qytetarëve: Mos gjykoni masat, por zbatojini

Deputetja Gjylameti thirrje qytetarëve: Mos gjykoni masat, por zbatojini

Deputetja socialiste Blerina Gjylameti u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat e marra nga qeveria në të mirë të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Ajo dha dhe shembullin e Italisë ku vetëm në 24 orët e fundit humbën jetën 475, një shifër e tmerrshme.

Vetëm pak minuta kanë kaluar nga marrja e informacionit më të fundit nga Italia. Mjafton të shohim çfarë ndodh në Itali me numrin e atyre që kanë ndërruar jetë, 475 kanë ndërruar jetë vetëm në një ditë për të kuptuar që qëndrimi në shtëpi ndalon hapjen e virusit. Italia sot gjendet në situatën që kurrë nuk do të donim ta shihnim, por situata përveç përkrahjes për miqtë dhe solidaritetit me ta, theksin më kryesor dhe jetik e ka për vetë ne.

Bashkëpunimi i qeverisë me pushtetin vendor për të ndarë ndihma ushqimore për pensionistet dhe shtresat në nevojë, kombinuar me masat financiare që do ndërmerren nesër në mbështetje të gjithë atyre që respektuan masat duke mos shkuar në vendet e tyre të punës do të na shërbejnë për të kaluar këto ditë të vështira. Të jemi të gjithë bashkë në mbështetje të atyre që janë në vijën e parë të frontit dhe që përballen me këtë rrezik të padukshëm. Të rrimë brenda të ruajmë veten dhe të tjerët”, shkruan Gjylameti.

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion