Deputetja e Shkodrës, Marjana Koçeku, shprehet e bindur se rijetëzimi i kullave të veriut nëpërmjet projekteve serioze dhe të mirëdetajuara, do të rrisë turizimin në Shqipëri në një nivel tjetër.

“Kullat malsore kanë përkund djepin, kanë njomë udhëtarin e kanë shpëtue dorasin. Janë emblemë e historisë tonë dhe njashtu duhen trajtue ligjërisht e politikisht. Dora që hap kullën asht jo ma pak e shenjtë se ajo që mjekon plagën. Nëse rijetëzohen kullat e veriut nëpërmjet nji projekti të mirëmenduem, atëherë e them pa hezitim se nji kapitull i ri i turizmit të vërtetë hapet për krejt Shqipninë”,- shkruan Koçeku.