Deputetja dhe zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka bërë një deklaratë ditën e sotme lidhur me raportin vjetor për Shqipërinë të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian.

Xhixho shprehet se “Shqipëria sot paraqitet në këtë raport si një vend ku zgjedhjet deformohen”.

“Raporti nxjerr në pah paralizimin e Parlamentit dhe përjashtimin e opozitës nga  vendimmarrja, duke treguar qartë se pluralizmi është cenuar rëndë dhe institucionet nuk  janë funksionale. Institucioni më i lartë i vendit është kthyer në noter të qeverisë, kontrolli parlamentar është goditur dhe opozitës i refuzohet çdo nismë me forcën e kartonit.

Akoma më tronditëse janë gjetjet për korrupsionin. Rënia dramatike me 11 vende në indeksin e Transparency International nuk është më statistikë,  është pasqyra e një qeverie që ka dështuar dhe që refuzon të luftojë korrupsionin në nivelet më të larta. Ndërsa Bashkimi Europian kërkon rezoluta konkrete, qeveria është kthyer në mburojë politike për zyrtarët e saj të korruptuar”,- thotë Xhixho.

Gjithashtu, deputetja thtë se o kaq e rëndë është panorama për lirinë e medias, ku raporti dënon hapur gjuhën armiqësore dhe sulmet ndaj gazetarëve”.

“Një qeveri që sulmon median është një qeveri që ka frikë nga e vërteta.

Abuzimi me fondet IPARD që ka penalizuar fermerët shqiptarë evidentohet në raport, ku kërkohet llogaridhënie e menjëhershme. Raporti “shpreh shqetësim për parregullsitë serioze të identifikuara nga OLAF në zbatimine programit IPARD II në Shqipëri; thekson rëndësinë e sigurimit të transparencës së plotë, llogaridhënies dhe mekanizmave efektivë tëkontrollit në përdorimin e ndihmës financiare të BE-së.

Nga korrupsioni tek mjedisi, nga fondet e BE-së tek të drejtat e qytetarëve, ky raport tregon një realitet të hidhur: Shqipëria po rrëshqet në drejtim të kundërt me standardet europiane”,- thotë Xhixho.