Der Spiegel: “Si jeton 1% e
grekëve?!”, jeta e miliarderëve

Der Spiegel: “Si jeton 1% e<br />grekëve?!”, jeta e miliarderëve
ATHINE - A i paguajnë detyrimet e tyre fiskale kundrejt shtetit miliarderët grekë? Natyrisht që jo! Në të kundërt, të ngujuar në vilat e tyre me vlerë shumëmilionë euro në lagjet e pasura rreth Athinës, miliarderët grekë as investojnë dhe as kontribuojnë me filantropinë e tyre për të zbutur pasojat e krizës, por më kryesorja, miliarderët grekë këmbëngulin në evazionin e tyre fiskal.

Këto përfundime të mësipërme nuk janë të funksionarëve të partisë komuniste greke, apo opozitës së majtë. Në këtë përfundim arrin revista Der Spiegel, në të cilën botohet një korrespondencë nga Athina, me titull: “Si jeton 1% e grekëve?!”.

Bëhet fjalë për një “ditar udhetimi” të gazetarit gjerman, nga ekspozita personale me vepra arti, e bosit të anijeve, Jorgos Ikonomu, deri në plazhet e Mikonos, ku trashegimtari i familjes tjetër pronare e një flote gjigande anijesh, merre pjesë në një konkurs për shijimin e shampanjës, kur hapja e një shisheje të tillë kushton, 120.000 euro!

Ndërkohë që syri i gazetarit është shtrirë, por për fat të mirë nuk është mashtruar, në gjithë hapësirën e krizës greke, me miliarderin Petros Kokkalis, ish bosi i skuadrës së futbollit, Olympiakos, i cili me një cinizëm çarmatosës thotë se: “Kriza i hapi sytë”, ndërkohë që ka blerë hapësira të mëdha tokash e parqesh brenda Athinës, ku kultivon (?!) bostanë e preshë biologjikë...

Ndërkohë që pyetjes, nëse ai dhe familja e tij i kanë nxjerrë paratë e tyre nga Greqia, i përgjigjet: “Sigurisht... jo të gjitha...!” Cinizëm, black humor, pasiguri, se e kapën gafil në preshin dhe bostanët që kultivon?...

Gjithsesi, mister është shpirti i njeriut...
Artikulli i Der Spiegel, është i standarteve gjermane. Befason lexuesit me naivitetin e redaktorit...

Na kujton befasimin e Hans Ditrih Gensherit, i cili përpara shumë vitesh udhetonte me aeroplanin e ministrit grek të jashëm Theodoros Pangalos (jo me avionin privat, pasi nuk ka, por me avionin qeveritar). Ministri gjerman i punëve të jashtme nuk kishte ku të shkonte dhe Pangalos e mikpriti për një natë në vilën e bashkëshortes së tij në një zonë bregterare jashtë Athinës, në Lagonisi. Politikani gjerman të nesërmen në mëngjes, pasi u zgjua dhe pa luksin e vilës, pyeti me zë të lartë dhe i habitur se si kishte mundësi që të posedonte një parajsë të tillë dikush, duke nënvizuar se diçka e tillë ishte e pamundur për një politikan të kalibrit të mesëm gjerman.

Ministri Th. Pangalos thjesht buzëqeshi dhe diçka i shpjegoi.
Ka shumë mundësi që Gensheri atëherë të ketë kuptuar se cili do të ishte përfundimi i peripecisë greke...

ÇFARE PA REPORTERI GJERMAN?
“Miliarderët grekë nuk e kanë kuptuar se çdo të thotë krizë. Shumë prej tyre nuk paguajnë fare taksa dhe disa preferojnë evazionin fiskal”,- shkruan revista gjermane.
“Me shumë dëshirë të bisedojë me ju për artin”,- thotë përfaqësuesi i pronarit më të madh të flotës së anijeve, në hyrjen e vilës së tij në Marusi. “Ndoshta na thotë opinionine tij për koleksionin e veprave të artit, dhe veprën e Boteros, të cilën e bleu për 330.000 euro përpara disa kohësh”,- pyet veten reporteri gjerman. - “Por miliarderi grek, Jorgos Ikonomu do të preferonte të mos diskutonte fare për atdheun e tij”.
Parajsa, në të cilën jeton miliarderi grek ruhet mirë, një portë sigurie, roje gjithandej dhe një makineri që njeh zërin, gishtat dhe beben e syrit...
miliardere greke
(Foto: Miliarderët grekë me sfond portin ku "parkojnë" jahtet e tyre )

Revista thekson se “Greqia është një vend i varfër me banorë të pasur. Vlerësohet se grekët kanë deri në 170 miliardë euro në bankat Zvicerane. Dhe filantropia, e cila megjithëse është fjalë greke, nuk zbatohet në realitet.
“Borxhet e papaguara ndaj shtetit nga ana e individëve shkon në 9 miliardë euro. Por akoma edhe sot, pas tre vjetës krize, shteti vazhdon të çlirojë nga taksat, firmat e anijeve, të cilat përbëjnë sektorin më të suksesshëm dhe fitimprurës të ekonomisë. Shumë çlirime taksore u janë dhuruar pronarëve të anijeve, 57 çlirime nga detyrimet taksore, të cilat rëndojnë mbi shpinën e qytetarëve të thjehtë, rrogëtarë e penionistë...”

ARROGANTI PATITSAS

“Leon Patitsa, trashëgimtari 38 vjeçar i njërës prej firmave të mëdha të marinës tregtare, është njëri nga ata që ka përfituar më tepër nga detyrimet fiskale të falura nga shteti. Është pronar i “Atlas Maritime”, me gjashtë tanker dhe nje të shtatë që po ndërtohet në Shangai. “Flota e marinës tregtare është më e madhja në botë, thotë Patitsas. Beson se çlirimet taksor për industrinë, janë ndoshta të detyrueshme e të nevojshme, dhe jo aq sa favore.

“Marina siguron 400.000 vende pune ne kantieret greke, të cilat do të mund te shkonin diku tjetër në çdo moment. Shteti nuk u garanton asnjë mbështetje investitorëve, sipërmarësve dhe atij vetë, thotë bossi i deteve. Njerëzit në Greqi besojnë se për çdo gjë e ka fajin kapitalizmi dhe jo sindikatat e fuqishme, të cilat shkatërrojnë vendet e punës me kërkesat e tyre jo reale...”

Familja Patitsas është një nga familjet që kanë gjithçka dhe që e kanë pasur gjithçka gjithmonë. Përpara disa viteve, njëra nga përfaqësueset e kësaj familjeje hapi një zyre vlerësimi e shitblerje të pasurive të patundshme, pasi ishte mërzitur së qeni thjesht TRASHËGIMTARE!...

Zonja në fjalë flet nga Mikono, një ishull, të cilin nuk e preku kurë kriza. Në barin Nammos, në plazhin e Mykonos, një shishe shampanje Armand de Brignac hapet për të dhe kushton 120.000 euro, nënvizon i skandalizuar gazetari gjerman...

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Dosjet e vjetra kriminale, Balla në DVP Korçë: Të vendosim para drejtësisë personat e përfshirë

Dosjet e vjetra kriminale, Balla në DVP Korçë: Të vendosim para drejtësisë personat e përfshirë