'Afera Partizani'/ Marsida Xhaferllari pjesë e trupit gjykues që vendos për Berishën! Gjykata Kushtetuese ia refuzon sërish kërkesën për t’u tërhequr

'Afera Partizani'/ Marsida Xhaferllari pjesë e trupit gjykues që vendos për Berishën! Gjykata Kushtetuese ia refuzon sërish kërkesën për t’u tërhequr

Marsida Xhaferllari

TIRANË - Ditën e djeshme, gjyqtarja e gjykatës Kushtetuese Marsida Xhaferllari ka depozituar për të dytën herë kërkesën për t’u tërhequr nga çështja e ish kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi. Por edhe këtë herë kërkesa i është rrëzuar, bën me dije gazetarja Keti Banushi.

Më herët, Berisha i ka kërkuar gjykatës të përjashtojë nga çështja e tij Xhaferllarin, por kjo kërkesë u rrëzua me shumicë votash si e pabazuar në prova.

Marsida Xhaferllari do të jetë pjesë e trupit gjykues që do shqyrtojë ankimin e Berishës dhe Malltezit për masën e sigurisë 'arrest shtëpie' nëse është antikushtetuese apo kushtetuese.

Masa e arrestit në shtëpi për Berishën u mor në 30 dhjetor 2023 dhe u konfirmua nga apeli i GJKKO më 25 janar 2024. Ish-kryeministri qëndroi për 11 muaj në arrest shtëpiak, teksa doli sërish në rrugë më 27 nëntor 2024.

Ndërsa dhëndrit Jamarbër Malltezi iu vunë prangat më 21 tetor 2023 në aerportin e Rinasit në Tiranë, teksa po priste bashkëshorten e tij që vinte nga Gjermania, Argita Malltezin.

Berisha pretendoi se Xhaferllari ishte bashkëjetuese e Enkeljed Alibeaj dhe shqyrtimi i çështjes nga ajo sipas tij përbënte konflikt interesi. 

Ish-kreu i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, është i vetmi deputet nga radhët e opozitës që mori pjesë në këshillin e mandateve dhe votoi pro heqjes së imunitetit për Sali Berishën në kohën kur u kërkua nga SPAK.

Berisha është marrë i pandehur për dosjen ‘Partizani’, për të cilën SPAK e akuzon se me një sërë veprimesh i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave, ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i pandehur gjithashtu.

Të pandehur në aferën Partizani janë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja orataku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan' dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre

Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre