Der Spiegel: Sekretari Amerikan
Kerry përgjohet nga spiunët izraelitë
E përditshmja gjermane “Der Spiegel” ka botuar sot një artikull në të cilin akuzohet inteligjenca izraelite se ka përgjuar sekretarin amerikan John Kerry gjatë bisedimeve për paqe në Lindjen e Mesme. Sipas gazetës, përgjimet kishin si qëllim informimin e kryeministrit Benyamin Netanyahu në lidhje me palestinezët dhe shtetet e tjera të përfshirë në bisedime.
GJERMANI - E përditshmja gjermane “Der Spiegel” ka botuar sot një artikull në të cilin akuzohet inteligjenca izraelite se ka përgjuar sekretarin amerikan John Kerry gjatë bisedimeve për paqe në Lindjen e Mesme. Sipas gazetës, përgjimet kishin si qëllim informimin e kryeministrit Benyamin Netanyahu në lidhje me palestinezët dhe shtetet e tjera të përfshirë në bisedime.
“Der Spiegel” shton se ky zbulim pritet të dëmtojë më tepër marrëdhëniet tashmë të tensionuara midis qeverisë së SHBA-së dhe Izraelit.
Sipas saj, sekretari Kerry, gjatë përpjekjeve të tij diplomatike ka bërë disa telefonata me homologët e tij, jo vetëm në linja të koduara, por edhe me telefona normalë, sinjalet satelitore të të cilëve ishin kapur nga shërbimi sekret izraelit për të furnizuar qeverinë me informacione mbi qëllimet e bisedimeve.
Vetëm një javë më parë Kerry fluturoi drejt Izraelit për të ndërmjetësuar një armëpushim mes Izraelit dhe Hamas që siç duket, kanë dështuar. “Në konfliktin aktual në Gaza, izraelitët kanë kritikuar masivisht Kerryn duke i bërë thirrje në mënyrë të tërthortë që të tërhiqet nga bisedimet për paqe”, shkruan Der Spiegel.
Pas këtyre veprimeve, marrëdhëniet midis Kerry-t dhe kryeministrit izraelit Benyamin Netanyahu janë ende të tensionuara. Megjithatë, “Der Spiegel” thekson se nuk ka dyshime për mbështetjen kryesore që SHBA i jep Izraelit. Të hënën, kongresi amerikan votoi një fond prej 225 milion dollarësh për forcimin e sistemit të mbrojtjes raketore të Izraelit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4243
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13