Derbi i Beogradit kthehet në arenë dhune, tifozët futen në dhomat e zhveshjes! Dorëhiqet trajneri i Partizanit
Derbi Partizani i Beogradit - Crvena zvezda
Partizani i Beogradit humbi 0-4 në shtëpi nga Crvena zvezda në derbin numër 174 mes tyre. Tej futbollit, fundi i ndeshjes ka parë skena të turpshme dhe të rrezikshme për shëndetin e protagonistëve.
Gjithçka e nisur që në fushën e lojës, ku në qendër të pakënaqësive ishte trajneri i Partizanit, Aleksandar Stanojeviç. Drejt tij u hodhën sende të forta, teksa pas hyrjes në ambientet e brendshme të stadiumit, huliganë të skuadrës u futen me forcë gjë që ka prodhuar incidente të rënda. Tifozët thyen me gur xhamin e dhomës së zhveshjeve të Partizanit, duke shkaktuar lëndime tek anëtarët e skuadrës bardhezi.
Trajneri Stanojeviç, i cili në atë moment ndodhej pranë dritares, ka pësuar prerje në kokë dhe qafë, teksa lëndime ka pësuar edhe ndihmësi i tij. Pas ndihmës së parë, Stanojeviç doli para mediave, ku dukej qartë se kishte marrë dëmtim sipër syrit të djathtë.
“Tifozët thyen xhamin, është e pakëndshme. Unë erdha me fasho në konferencën për shtyp, por nuk ka asnjë arsyeje për të bërë teatër. Nuk kishte asgjë më shumë, asnjë zënkë dhe konflikt fizik. Është një turp për të gjithë ne”, tha Stanojeviç.
Pas këtyre akteve, Aleksandr Stanojeviç ka dhënë dorëheqjen. Në fakt vendimi për largim, nuk ka ardhur për shkak të humbjes, por për shkak të asaj që ndodhi pas takimit.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
34.9%
-
Të gabuar
60.4%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 6594
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Jeta e njeriut s'vlen gjë për rusët': Rrëfimi i serbit që luftoi në Ukrainë
26 Shtator, 09:09
-
Komandanti i KFOR-it: Vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi kërkon kurajë dhe angazhim të palëve
25 Shtator, 19:49
-
DASH pret nga Serbia që autorët e sulmit në Banjskë të përgjigjen pa vonesë
24 Shtator, 18:36
-
Kryebashkiaku i Beogradit kërkon zhvarrosjen e Titos
24 Shtator, 17:24
-
Djali i Trumpit në darkë me biznesmenë në Beograd
24 Shtator, 15:26
-
1 vit nga sulmi terrorist në Banjskë, Manastiri do të jetë i mbyllur për 4 ditë
23 Shtator, 09:44
-
Tragjedi në Serbi, mjeti i rëndë i ushtrisë shtyp makinën, humbin jetën 5 persona, mes tyre 3 fëmijë
22 Shtator, 14:53
-
Vuçiç: Serbia, e vendosur të forcojë bashkëpunimin me SHBA-në
20 Shtator, 13:37
-
Champions League/ Barcelona turpërohet, Monaco e mposht 2-1! Raya bën heroin, Atalanta 0-0 Arsenal! Tri pikë për Leverkusen e Atl. Madrid
19 Shtator, 22:57
-
Aktakuza për Banjskën: Si e ndihmuan Steviq dhe kompania e tij Radoiçiqin?
19 Shtator, 11:48
-
Dialogu në Bruksel/ Zyrtari i NATO-s bisedon me Bislimin për urën në Mitrovicë: Vendimet të konsultohen me ndërkombëtarët
18 Shtator, 08:59
-
Dialogu me Kosovën, ish-ambasadori Nesho: Vuçiç po përfiton nga konfliktet në Lindjen e Mesme dhe lufta në Ukraninë për t’u favorizuar nga Perëndimi
17 Shtator, 19:28