Derbi i Italisë/ Inter sfidon Juventusin
në stadiumin e San Siro

Derbi i Italisë/ Inter sfidon Juventusin<br />në stadiumin e San Siro
Kampionati italian i futbollit “La Serie A” në javën e 8-të do të sjellë sot në mbrëmje në orën 20:45 , edhe supërsfidën e njohur ndryshe dhe si “Derbi i Italisë” ndeshjen midis Interit të Milanos dhe Juventusit të Torinos, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet në stadiumin San Siro. 

Kampionati italian i futbollit "La Serie A" në javën e 8-të do të sjellë sot në mbrëmje në orën 20:45 , edhe supërsfidën e njohur ndryshe dhe si "Derbi i Italisë" ndeshjen midis Interit të Milanos dhe Juventusit të Torinos, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet në stadiumin San Siro.

Pas pak orësh, Interi dhe Juventusi do të zbresin në fushën e gjelbërt të San Siros për të zhvilluar dhe ndeshjen klasike të futbollit Italian.
Alex Del Piero dhe Adriano gjatë njërës prej ndeshjeve midis Interit dhe Juventusit
Derbi italian numër 165 në takimet direkte,  tregon epërsinë e  "Bardh e Zinjëve" të "Zonjës së Vjetër" të cilët kanë realizuar plot 78 fitore kundrejt 45 të Interit, dhe 41 barazimeve.
Juventus është një kundërshtar i fortë për Interin i cili  gjatë historisë së derbit  numëron 78 humbje dhe plot 238 gola të shënuar nga Torinezët ndër vite.

"Zi Kaltërit" e Milanos për supersfidën kundër Juventusit, kanë publikuar në sitin zyrtar edhe listën e lojtarëve të gatshëm për trainerin Mancini të cilët do të jenë portierët Handanovic, Carrizo, Berni, mbrojtësit Juan Jesus, Telles, Montoya, Santon, Ranocchia, Murillo, Miranda, D'Ambrosio, Nagatomo, mesfushorët Kondogbia, Guarin, Medel, Gnoukouri, Brozovic, Melo,  dhe sulemuesit, Palacio, Icardi, Jovetic, Biabiany, Perisic, dhe shqiptari Rei Manaj.

Roberto Mancini

Në formacionin 4-3-1-2, traineri i Interit "Coach" Roberto Mancini do të sjellë si titullarë futbollistët  Samir Handanovic, Juan, Davide Santon, Jeison Murillo, Miranda, Fredy Guarin, Gary Medel, Ivan Perisic, Felipe Melo, Mauro Icardi, Stevan Jovetic,

Nga ana tjetër "Mister" Massimiliano Allegri do të ketë në dispozicion dhe të gashtëm për super-sfidën kundër interit, 23 lojatarë të cilët do të jenë, 1-Buffon, 3-Chiellini,6-Khedira,7-Zaza,8-Marchisio,9-Morata,10-Pogba,11-Hernanes,12-Alex Sandro,15-Barzagli,16-Cuadrado,17-Mandzukic,18-Lemina,19-Bonucci, 20-Padoin, 21-Dybala, 22-Asamoah, 24-Rugani, 25-Neto, 27-Sturaro, 33-Evra,37-Pereyra,dhe numri 38-Audero.

Massimiliano Allegri

Në formacionin 3-5-2, Allegri do t'i përgjigjet Interit me 11-çen titullare si Gianluigi Buffon, Giorgio Chiellini, Andrea Barzagli, Leonardo Bonucci, Sami Khedira, Claudio Marchisio, Paul Pogba, Juan Cuadrado, Patrice Evra, Alvaro Morata, dhe Paulo Dybala. Kjo ndeshje do të jetë edhe ndeshja e 250  për trainerin Massimiliano Allegri në Serinë A ./atsh

Redaksia Online
(shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Përshtatën garazhin për prodhim narkotikësh, në pranga 3 të rinj! Sekuestrohen doza kanabisi, 1 armë zjarri dhe 2 radio marrëse-dhënëse

Lezhë/ Përshtatën garazhin për prodhim narkotikësh, në pranga 3 të rinj! Sekuestrohen doza kanabisi, 1 armë zjarri dhe 2 radio marrëse-dhënëse