Derbi është vendosur nga Demiraj në minutën e 57 të ndeshjes duke ngritur në këmbë gjysmën e stadiumin kombëtar që kishin shumë vite që e prisnin një moment të tillë. Demiraj ka përfituar nga një rrëmujë në zonë pas një harkimi nga e djathta duke kërcyer mbi mbrojtjen bardheblu dhe dërguar topin në rrjetë.
Pas golit Partizani u kthe në administrim të rezultatit, ndërsa Tirana tentoi disa herë me Cotën dhe Karabecin për të barazuar shifrat, por vendasit u treguan mjaft të saktë në mbrojtje.
Vlen të theksohet interesimi mjaft i madh i tifozerisë së dy kampeve në këtë ndeshje që krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme duke harruar edhe vuajtjet në momentet e futjes në stadium.
Ndërsa pas kësaj ndeshjes Partizani ngjitet në kuotën e 14 pikëve duke qenë një pikë larg vendit të parë që e mban Skënderbeu, teksa Tirana endet në vendet e fundit. Ndërsa bilanci i derbit është 54 fitore për Partizanin, bardheblutë kanë 42 fitore dhe 40 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim.
22:00 Pjesa e Dytë e ndeshjes
Pjesa e dytë e ndeshjes ka filluar mjaft e mirë për ekipin e Partizanit që hidhet e gjitha në sulm në kërkim të golit të avantazhit, pas disa tentativa me Hyshmerin ‘demat e kuq’
rrezikojnë seriozisht portën bardheblu. Ndërsa në minutën e 57’ të ndeshjes, Partizani fiton një faull pranë zonës së Tiranës.
Pas një harkimi të bukur në zonës përfiton Demiri që kërcen mbi mbrojtjen bardheblu duke mposhtur edhe portierin dhe dërguar topin në rrjetë. Goli ngre në peshë të gjithë stadiumin ‘Qemal Stafa’ dhe mijëra tifozë të ekipit të Partizanit që mesi e prisnin një moment të tillë.
20:00 Pjesa e Parë e ndeshjes
Partizani dhe Tirana e kanë nisur mjaft mirë ndeshjen derbi në stadiumin ‘Qemal Stafa’ me një lojë të hapur që lejonte kundërsulmet e shpejta nga njëra portë në tjetrën.
Ekipet mundoheshin që ta mbanin sa më lart që të ishte e mungur kundërshtarin nga porta e tyre duke e përqënduar lojën në mesin e fushës, që kishte për strategji nga dy ekipet pasimet e sakta vertikale dhe shkëputjet e shpejta nga krahët për të zënën në befasi kundërshtarin.
Tirana rrezikon Cotën dhe Karabecin, por edhe Semedo përqiet që të zërë në befasi mbrojtjen e kuqe. Ndërsa Partizani që është pritësi i derbit kontrollon lëvizjet e kundërshtarit dhe tenton me Hyshmerin dhe Mitrajn, por që nuk tregohen të saktë para portës. Aksionet e shpejta nga të dy ekipet vazhdojnë deri në minutat e fundit të pjesës së parë, por goli mungoi këtë ndeshje në fraksionin e parë.
Fillon derbi i shumëpritur
Ka filluar ndeshja e shumëpritur nga të gjithë mes ekipit të Partizanit dhe Tiranës e vlefshme për javën e 7 të kategorisë superiore. Derbi kryeqytetas rikthehet pas 4 vitesh mungesë duke tërhequr vëmendjen e shumë tifozëve anë e mbanë vendit, por edhe nga Kosova.
PARTIZANI: Hoxha, B.Krasniqi, Rrahmani, G.Krasniqi, Udoh, Hyshmeri, Demiri, Maliqi, Mazrekaj, Buac, Mitraj.
Trajner: Hasan Lika
TIRANA: Caka, Kerciku, Pashaj, Vrapi, Kotobeli, Karabeci, G.Muca, Kurti, Limani, Semedo, Cota.
Trajner: Nevil Dede
Gjyqtarë: L.Jemini, R.Avdo, E.Doda
Bilanci - Partizani ka fituar më shumë se Tirana në derbi, plot 53 ndeshje, bardheblutë kanë 42 fitore. 40 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim.
Në prag të ndeshjes në ambientet e stadiumit kombëtar është krijuar një rrëmujë dhe kaos duke vonuar edhe për disa minuta hyrjen e tifozëve në stadium.
Policia po kontrollonte në imtësi cdo tifoz për sendet e ndaluara që mund të kishin me vete.
Ndërsa përvec portave në tribunën kryesore, portat e tjera të stadiumit nuk janë hapur të gjitha, pasi policia kishte marrë masat për pozicionimin e tifozëve shumë larg njëri tjetri për të shmangur incidentet e mundshme që mund të ndodhin.
Tifozët para ndeshjes
Në prag të ndeshjes Partizani-Tirana në stadium u afruan për të hyrë mijëra tifozë nga të dy ekipet për të ndjekur super ndeshjen e kampionatit shqiptar, e cila është vitrina e vetme që mund të ofrojë super liga e mbushur me shumë probleme.
Policia ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e ndeshjes pa incidente, duke ndarë grupimet e tifozëve në dy anët e tribunës përballë në stadium. Një numër i madh forcash rendi janë në gatishmëri të ecurisë së ndeshjes. Por sërish tifozët u lanë me orë para dyerve, policët të djersitur prej hapësirave të ngushta me vështirësi të mëdha arritën të menaxhonin situatën.
Sipas informacioneve për të ndjekur ndeshjen kanë mbërritur një numër i konsiderueshëm tifozësh edhe nga Kosova, pasi në ekipin e partizanit luajnë disa kosovarë, teksa nuk mungojnë edhe tifozët nga qytet e vendit. Partizani është ekipi më me shumë tifozë në Shqipëri.
RADIOGRAFIA E PRAG SFIDES
Sot zhvillohet derbi i kryeqytetas dhe njëkohësisht ndeshja më e rëndësishme e futbollit shqiptar që paraqet një rivalitet të ashpër në fushë dhe jashtë saj mes Partizanit dhe Tiranës.
Derbi rikthehet pas katër vitesh mungesë për shkak të rropatjes së Partizanit në kategoritë më të ulëta të futbollit shqiptar, po që tani është lënë në harresë, pasi kohët e vështira ua ka lënë rivalëve bardheblu.
Tirana në dy edicionet e fundit ka pësuar një rënie drastike nga pretendente për titullin kampion në një ekip që endet me vështirësi në mesin e renditjes dhe këtë edicion ka zbritur edhe poshtë mesit të artë duke trembur shumë për një rënie në zonën e ftohtë.
Nisja e kampionatit nuk ka qenë aspak e mirë për djemtë e Dedes që kanë hasur shumë vështirësi në të gjitha aspektet. Teksa Partizani në anë tjetër po konsolidohet disa ditës duke qenë në vallen e pretendentëve për vendet e para të renditjes.
Ndeshja e sotme pritet që të mbushë stadiumin kombëtar plot e për plot. Në prag të ndeshjes trajneri Lika i demave të kuq shprehet se Partizani i tij zbret në fushë vetëm për fitore, ndërsa Dede provokon duke thënë se Partizani nëse nuk ka frikë të mos kthehet në mbrojtje, por të luaj hapur.
Redaksia Online
(d.b/mag/shqiptarja.com)
