Në prag të derbit të Madridit midis Realit dhe Atletikos të gjithë janë shumë të motivuar për të marrë fitoren, pasi ndeshja do të vendosë shumë, aq më tepër për Murinjon.

Aktualisht Reali është në vendin e tretë në kampionat, pas Atletikos, e cila ndodhet pas Barcelonës.

Nëse Reali humbet, me plotë gojën i thotë lamtumirë titullit kampion.

Ndërsa Murinjo me shumë siguri do të shkarkohej. Në kampin tjetër, tekniku Simeone ka zbutur rivalitetin duke deklaruar se ai e adhuron portugezin Murinjo për suksesin.

 “Murinjo është një trajner i madh, i cili ka fituar në cdo ekip që ka drejtuar. Përsa i përket ndeshjes, Simeone thekson se do të luajë në sulm duke mos ju trembur Realit”.

(d.b/shqiptarja.com)