Sot do të zhvillohet derbi i Madrid mes Realit dhe Atletikos e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit. Sfida pritet të jetë më e forta e viteve të fundit, pasi dy ekipet janë në të njëjtin nivel loje, madje në kampionat, Atletiko është përpara Realit dhe Barcës duke kryesuar La Ligan me meritë të plotë. Në prag të ndeshjes për mediat kanë folur edhe dy teknikët e ekipeve që sot do të zbresin në fushë.
Fillimisht Simeone ka deklaruar se duhet të kemi kujdes nga Reali, pasi është forcuar ndjeshëm nga ndeshja e fazës së parë në kampionit. “Kur u ndeshëm në javën e gjashtë Reali kishte zhvilluar fare pak ndeshje me trajnerin e ri, ndërsa sot është përmirësuar dhe ka kaluar në skemën 4-3-3, modul taktik favorizon dhe nxjerr në pah vlerat e vërteta të sulmuesve që ka në dispozicion, pra skuadra padyshim që është më mirë. Kemi modestinë e nevojshme për t’i interpretuar sic duhet gjërat, duke filluar që nga mundësitë që kemi për të fituar e deri te realiteti që do të ndeshemi me Realin e Madridit.
Ata kanë një ekip të madh, ndërsa ne jemi duke rivalizuar sic duhet. Një detaj shumë i rëndësishëm është se ata kanë edhe një si Iker Casillas, një portier shumë i madh, që ka shkruar historinë sa herë që ka luajtur” shprehet ai. Më pas flet edhe Anceloti që konfirmon në fushë Balen dhe Ronaldon. “Kemi 180 minuta në dispozicion për të fituar. Atletico Madrid nuk është një ekip i lehtë sepse mbrohet mjaft mirë dhe shfrytëzon kundërsulmin. Na ka mundur në kampionat, por Reali ka ndryshuar shumë. Kemi humbur me Atletikon sepse e meritonim, por që atëherë kemi ndryshuar shumë.
Jemi më natyralë në lojën tonë dhe më solidë. Do të jetë një derbi pak a shumë si ato në kampionat. Për tifozerinë në veçanti, përballjet derbi janë gjithmonë të rëndësishme” përfundon ai. Casillas nuk njeh humbje prej 14 vitesh nga përballjet me Atletikon. Ndeshja tjetër e Kupës së Mbretit është mes Barcelonës dhe Real Sociedad. Sfida parashikohet mjaft e lehtë për katalanasit që presin të njohin kundërshtarin në finalen e kompeticionit të dytë për nga rëndësia në Spanjë.
Dylber Balla/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com