Derbi i Milanos me risi, teknologji e re në futbollin italian

Derbi i Milanos me risi, teknologji e re në futbollin italian

Teknologjia në futboll

Milan dhe Inter luajnë në 18 janar finalen e Superkupës së Italisë në Arabinë Saudite. Derbi i Milanos do zhvendoset larg nga "San Siro" dhe këtë herë Lega Serie A ka konfirmuar se në këtë duel do ketë përdorim të një teknologjie të re. Për herë të parë sistemi i offside automatik (SAOT) do përdoret në futbollin italian.

Kjo teknologji u përdor për herë të parë në Botërorin e Katarit dhe sipas FIFA-s ishte një sukses, ndërsa tani janë ligat më të forta që duan ta kenë pjesë të tyre. Duket se Italia do ketë e para risinë e radhës teknologjike. Edhe zyrtari i Serie A, Luigi De Siervo ka konfirmuar se teknologjia do jetë pjesë edhe e kampionatit.

"Është një ditë e rëndësishme, ne ishim liga e parë në botë që kishim teknologjinë e vijës së portës, e para që kishim VAR dhe tani e para që do kemi offside gjysmë automatike”, tha CEO i Serie A , Luigi De Siervo.

Pas Superkupës, radha do të jetë e Serisë A, duke nisur nga dita e parë e turit të dytë, e planifikuar për fundjavën e 27 janarit. Konfirmimi erdhi nga Andrea Butti, Shefi i Garave, gjatë një konference për shtyp në Qendrën Ndërkombëtare të Transmetimeve të Lega Serie A. Ky sistem kontrollon nëpërmjet kamerave dhe sistemeve lidhëse teknologjike nëse një lojtar është ose jo në pozicion jashtë loje dhe i vjen në ndihmë arbitrave në kohë rekord.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Policia në terren: Ka prezencë bore në të gjitha akset rrugore, 2 segmente vështirësi në qarkullim! Mbahet e hapur ‘Rruga e Kombit’

Kukës/ Policia në terren: Ka prezencë bore në të gjitha akset rrugore, 2 segmente vështirësi në qarkullim! Mbahet e hapur ‘Rruga e Kombit’