Presidenti i ekipit të Interit, Eric Thohir kërkon fitoren në derbin e Milanos që do të zhvillohet ditën e diel në orën 20:45.

Sfida është mjaft e rëndësishme, pasi të dy ekipet janë në një gjendje jo të mirë, duke rrezikuar kupat e Evropës.

“Tre ndeshjet e mbetura janë shumë të rëndësishme për ne pasi dëshirojmë të rikthehemi në Evropë. Nëse ia dalim do të jetë një sinjal pozitiv pasi me aktivizimin në ndeshjet ndërkombëtare krijohen më shumë hapësira edhe për të rinjtë.

Përsa i përket derbit, e ndiej presionin në mënyrë të ndryshme nga tifozët. Në ndeshjen e parë fituam por kjo është një histori tjetër dhe mendoj se do ta kemi të vështirë” deklaroi ai. 


d.b/shqiptarja.com