TIRANË- Ditën e sotme në stadiumin ‘Selman Stermasi’ do të luhet derbi kryeqytetas mes Tiranës edhe Partizanit. 

Por në ndeshje do të mungojë një tifoz shumë special për ‘Demat e Kuq’, Leo, djali me aftësi ndryshe i cili humbi jetën para disa ditësh. 

Megjithatë babai i tij ka vendosur që karrocën e të birit, të mbushur me lule dhe me pankartën 'Derbi i sotëm ka vetëm një emër, u prehsh në paqe Leo' ta çojë në stadium.

I ati i Leos

Leo nuk ishte një tifoz i thjeshtë i Partizanit, ai ishte një ultras që nuk humbiste asnjë ndeshje, të cilat i ndiqte nga stadiumi. Edhe pse me aftësi të kufizuara, Leo ishte në çdo transfertë të klubit të zemrës, i shoqëruar nga i ati i tij që është gjithashtu një tifoz i Partizanit.

Leo ka qenë i paralizuar, pasi vuante nga një sëmundje e kockave. Për 9 vite ai i është nënshtruar mjaft terapive, e fundit para disa muajsh te ekipi i Partizanit.