Derbi i titullit, interes i lartë për Tirana-Partizani! Dëmtimet dhe historiku favorizon të kuqtë

Kanë mbetur edhe pak ditë nga ndeshja më vendimtare e sezonit të Superligës, që rastis të jetë derbi Tirana-Partizani dhe që me shumë gjasa do mbushë plot stadiumin ‘Air Albania’. Bardheblutë kampion në fuqi, që kryesojnë me 2 pikë më shumë kampionatin, presin të mërkurën në orën 18:30 rivalët e përbetuar që kanë kanë avantazhin e aspektit psikologjik nga fitoret e fundit dhe jo vetëm.

Kjo sepse Tirana në kampionat vjen pas humbjes me Teutën, por deri më tani janë të konfirmuara 5 mungesa të rëndësishme për arsye kartonash dhe dëmtimesh. Golashënuesi Florent Hasani, Ardit Hila dhe Biratche janë të skualifikuar, ndërsa braziliani Patrik dhe Nikqi të dëmtuar.

Këtë sezon Tirana e Orges Shehit ka humbur dy derbi, ndërsa ka fituar vetëm një falë ‘dopietës’ së Redon Xhixhës. Edhe statistikat në total janë në favor të të kuqve, të cilët në 169 ndeshje kanë 70 fitore kundrejt 42 të bardhebluve.

Megjithatë fakti që derbi përcakton titullin kampion pritet ta mbushë plot ‘Air Albanian’ me 17 maj. Biletat kanë dalë në shitje të enjten dhe ka patur një interes të lartë. Çmimet e tyre variojnë nga 500 lek në tribunat pas porte dhe deri te 6 mijë lek në tribunën vip. Tashmë edhe policia ka publikuar planin e masve ku njoftohet që prej orës 16:00 të ditës së mërkurë do bllokohen të gjithë rrugët pranë stadiumit, ndërsa çdo tifoz duhet të ketë me vete mjet identifikimi.

Aktualisht kanë mbetur edhe katër javë kampionat, ndërsa pas derbit do jenë edhe 3 ndeshje për secilin ekip.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Rivaliteti te Ferrari, Leclerc ankohet për Sainz gjatë garës: Ai lufton më shumë me mua sesa me të tjerët

VIDEO/ Rivaliteti te Ferrari, Leclerc ankohet për Sainz gjatë garës: Ai lufton më shumë me mua sesa me të tjerët