Marrin fund vitet e pritjes, Tirana thyen Partizanin në derbi! Stadiumi i ri vishet bardheblu (VIDEO-GOLAT)

Pritjes i erdhi fundi pas rreth gjashtë vitesh. Tirana ka fituar derbin e 156 të kryeqytetit përballë kampionëve të Partizanit me rezultatin 1-2 në stadiumin e ri kombëtar që u inaugurua në nëntor përballë Francës, ndërsa kjo ishte ndeshja e parë e kampionatit. Tirana nuk arrinte që të fitonte përballë Partizanit që prej 10 shkurtit të vitit 2014, por sonte e kishte radhën ekipi 24 herë kampion i vendit për të festuar.

Përballë 20 mijë tifozëve, Tirana e nisi mjaft mirë ndeshjen duke shënuar në minutën e tetë me Bathën, por festa bardheblu zgjati vetëm një minutë, pasi barazoi Bardhi për demat e kuq me një gol të dyshimtë. Pjesa e parë u mbyll në barazpeshë, por ashtu edhe koha e rregullt e fraksionit të dytë. Kur të gjithë po mendonin se sfida do të mbyllej në paqe, Tirana nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit duke shënuar në minutën e parë të kohës shtesë me mesfushorin Kobina duke ngritur stadiumin peshë. Festa është e gjitha bardheblu pas rreth gjashtë vitesh.

Derbi ka ngrënë shumë koka trajnerësh te Tirana, ndërsa fatin për të festuar e kishte Egbo, që u emërua si i përkohshëm, por pas kësaj fitoreje Presidenti Halili mund të ndryshojë mendje dhe në fakt e meriton. Fitorja e ngjit Tiranën në vendin e pestë me 22 pikë, ndërsa Partizani është në vendin e parë, me një pikë më shumë se Kukësi, por verilindorët kanë një ndeshje më pak. Në mbrëmjen e sotme nuk zhgënjyen as tifozët, që dhuruan spektakël dhe emocione në shkallët e stadiumit, por edhe mesazhe prekëse për viktimat e tërmetit tragjik të 26 Nëntorit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:29
Humbja në derbi/ Trajneri i Partizanit: Në fushë luajnë lojtarët, jo unë, por djeg shumë

Trajneri i Partizanit, Franco Lerda pranoi se skuadra e tij bëri shumë gabime në derbi, duke i “dhuruar” fitoren Tiranës, ndërsa në intervistën për “Gol pas Goli” theksoi se zgjedhjet në formacion i kishte bërë në bazë edhe të mungesave.

Partizani humb një derbi pas gati 6 vitesh. Çfarë ndodhi sot?

Vlen pak nëse humb pas 6, dy apo 10 vitesh, pasi ishte një humbje në derbi, që djeg shumë. Tani duhet të analizojmë me vëmendje gabimet që bëmë dhe të dimë të ringrihemi menjëherë.

Pse ndryshuat kaq shumë në formacion, duke lënë në stol edhe Çinarin e Asanin?

Ne kemi një skuadër të plotë, me shumë lojtarë dhe e pashë të arsyeshme që të luaja në këtë mënyrë.

A u penduat për disa nga zgjedhjet? Veçanërisht për aktivizimin e Hysenit dhe lënien në pankinë të Asanit?

Po, do të bëja të njëjtat zgjedhje, pasi ishim të kondicionuar nga disa mungesa të rëndësishme në mesin e fushës. Megjithatë unë mendoj se të gjithë që luajtën, përtej problematikave të përgjithshme, u paraqitën mirë dhe justifikuan besimin.

A ju vë në siklet fakti që keni humbur një derbi përballë një skuadre që vinte pa trajner?

Nuk luajmë ne trajnerët, por lojtarët. Ne thjesht përgatisim ndeshjet dhe Tirana u shfaq më kërkuese, duke e merituar fitoren.

E meritoi plotësisht Tirana fitoren sot?

Ishte një ndeshje për barazim, por dhuruam golin e parë, ndërsa më vonë shpërdoruam një mundësi të mirë shënimi, derisa erdhëm në fund, ku edhe pësuam golin.

Ora 22:03
Thirrje 'Rama ik' në derbin e kryeqytetit (VIDEO)

Në ndeshjen e sotme derbi të kryeqytetit në një moment të ndeshjes janë dëgjuar thirrjet në kor “Rama ik” në pjesën e stadiumit ku ishin vendosur tifozët e Tiranës. Një gjë e tillë ndodhi edhe në ceremoninë e inaugurimit të “Air Albania Stadium” në ndeshjen Shqipëri-Francë. Madje disa prej tifozëve bardheblu kishin veshur blu duke formuar me mbishkrimin e tyre thirrjen 'Rama ik'.

Ora 22:02
Gaz Demi: Tirana e meritoi fitoren në derbi

1569784619_gazdemi759x433.jpg
Presidenti i Partizanit Gazmend Demi uroi Tiranën për fitoren në derbi. “E meritonte Tirana fitoren. Nuk jam i zhgënjyer, nuk ka asgjë. Më vjen keq për tifozët. Sa të jem unë kam thënë. Nuk kanë kaluar pesë vjet. Çdo pesë vjet ndryshon“ thekson kreu i “Demave”.

Ora 21:23
Festa e Tiranës me tifozët pas fitores në derbi (VIDEO)

Pas fitores në derbi, ekipi i Tiranës nisi festën me tifozët që pritet që të zgjasë deri në mëngjes.

Ora 21:22
Fitoi derbin, Presidenti i Tiranës: Ishte kismet nga Zoti... kaloi e keqja


I lumtur dhe emocionuar pas fitores në derbi, Presidenti i Tiranës, Refik Halili kishte vetëm falenderime pas ndeshjes.  “Kaloi e keqja, kjo ka qenë kismet nga Zoti. U bë një gjë shumë e mirë kam vetëm falënderime. Në veçanti tifozët, skuadrën dhe Allahun që na ndihmoi për ta fituar këtë ndeshje. E bënë atë që deshën. I kemi qetësuar. E morën ata ndeshjen duke u mbështetur te tifozeria' tha ai.

Ora 20:58
Mbyllet derbi! Tirana thyen mallkimin, mposht Partizanin në stadiumin e ri

Pas gjashtë vitesh Tirana ka thyer mallkimin duke mposhtur Partizanin me rezultatin 2-1 në derbin e kryeqytetit. Golat e Bathës dhe Kobinas i dhanë fitoren skuadrës së Emanuel Egbo. Kjo ishte ndeshja e parë e kampionatit në stadiumin e ri, që shkon për Tiranën.

Ora 20:53
Gol Tirana në minutën e fundit! Bardheblutë në festë

Tirana është shumë pranë fitores. Në kohën shtesë të pjesës së dytë, Tirana ka shënuar golin e dytë përballë Partizanit me mesfushorin Kobina.

Ora 19:43
Mbyllet në paqe pjesa e parë e derbit, spektakël në tribunë


Pjesa e parë e derbit është mbyllur në barazim 1-1 me golat e shënuar fillimisht nga Batha në minutën e 8 dhe një minutë më pas Bardhi barazoi për Partizanin.

Ora 19:40
Kujdes, jeni në monitorim! Policia nxjerr pamjet e kamerave të sigurisë nga stadiumi

Policia e Shtetit ka paralajmëruar tifozët që të shmangin incidentet në stadium sonte në derbi duke publikuar pamjet nga salla e monitorimit dhe drejtimit në "Air Albania Stadium". Policia e Tiranës ka marrë një sërë masash për garantimin e rendit dhe mbarëvajtjen e këtij aktiviteti. Drejtori i Rendit Publik Albert Dervishaj ka inspektuar punonjësit e Policisë që kryejnë shërbim në kamerat që monitorojnë stadiumin për derbin Partizani-Tirana. Dervishaj u ka kërkuar punonjësve të Policisë që të regjistrojnë çdo rast të evidentuar nga kamerat, në rast se do ketë prishje të rendit apo hedhje të lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta.

Ora 19:21
Foto nga derbi kryeqytetas. Partizani- Tirana
Ora 19:16
Çfarë derbi!!!! Sërish gol, Partizani shtang Tiranën

Ka zgjatur vetëm një minutë festa e ekipit të Tiranës, pasi Partizani ka barazuar me Bardhin, por rrjeta pritet që të sjellë mjaft debate për dyshimet e pozicionit jashtë loje. Pas goditje të shumta të të kuqve drejt portës së Likës, Bardhi dërgoi topin në rrjetë, por pozicioni i Solomon ishte i dyshimtë, megjithatë arbitri anësor nuk e ngriti flamurin.

Ora 19:12
Shënohet goli i parë në derbin Partizani-Tirana

Vetëm 8 minuta lojë dhe Tirana kalon në avantazh në derbin përballë Partizanit. Golin e shënoi Batha me kokë pas krosimit të Torasës.

Ora 18:58
Mesazhi prekës në derbi i tifozëve të Partizanit për viktimat e tërmetit

Tifozët e kuq koreografinë e derbit ia kanë kushtuar 51 viktimave të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit. "Muret do ngrihen sërish, engjëjt do të kujtohen përgjithmonë"! Kjo ishte banderola e tifozëve të ekipit të Partizanit në nderim të viktimave të tërmetit tragjik.

Ora 18:55
Parakalojnë policët, ushtarakët dhe zjarrfikësit! Tifozët nderojnë heronjtë e heshtur pas tërmetit tragjik

Pak para nisjes së derbit, policët, ushtarakët dhe zjarrfikësit, heronjtë e heshtur që shpëtuan shumë jetë pas tërmetit tragjik janë nderuar duke marrë duartrokitjet e tifozëve të dy ekipeve gjatë parakalimit që bënë në fushë dhe rreth saj.

Ora 18:18
Vijon hyrja e tifozëve! Gati festa në stadium, dalin formacionet për derbin

E ndërsa po vijon hyrja e tifozëve në stadiumin e ri kombëtar për derbin, dy ekipet kanë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Formacionet zyrtare:

PARTIZANI: Hoxha, Bitri, Boldor, Belica, Idrizi, Trashi, Romero, Hyseni, Melo, Bardhi, Solomon. Trajner: Franko Lerda.

TIRANA: Lika, Vangjeli, Muça, Hoxhallari, Doka, Celhaka, Batha, Halili, Kobina, Torasa, Ngo. Trajner: Emuanuel Egbo.

Gjyqtar: Enea Jorgji.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asl: 14/12/2019 09:38

    Karagjozat e pd paguajne bileta per te thirrur Rama ik.Ato leke o te poshter i jepni me mire tek te demtuarit nga termeti.

    Përgjigju
  • tironci: 14/12/2019 08:31

    o nik o bole pse me leket e mamit vet e boni ee ??per ate pune paguhet o ari me k, qe i shkoni mraoa politikanve kurva si keto tonet

    Përgjigju
  • nik: 13/12/2019 22:49

    o BYTHQ*RA edi rama ja u ba stadiumin.

    Përgjigju
  • redi: 13/12/2019 18:27

    Urojme te jete nje derby bukur sic ka qene gjithmone ne dhe te mos kete sherre si me pare se eshte krim te shkaterrosh ate vepwr arti dhe stadium klasi . Qofte nd shje e madhe dhe urime ekipeve tona elit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie