Derbi i fundit i kryeqytetit për këtë sezon nuk ka fitues. Partizani dhe Tirana ndanë pikët në barazimin 1-1 që u arrit në duelin e zhvilluar në Air Albania. Derbi i frikës për shkak të koronavirusit që "pushtoi" Partizanin dhuroi spektakël madje ishin të kuqtë që mund ta fitonin ndeshjen. Partizani morri avantazhin në minutën e 76-të me Melo por Tirana do të barazonte në kohën shtesë me talentin Muci që u jep bardhebluvve një pikë jetike në garën e titullit.
Tirana kryeson me 7 pikë më shumë se Kukësi dhe është pranë titullit kampion ndërsa Partizani mbetet disi larg Kupave të Europës. Më herët Bylisi fitoi në Vlorë 3 me ndaj Flamurtarit./ Përgatiti Andi Kapxhiu.