Derbi Tirana-Dinamo në Vlorë, Ilir Daja: Situatë jo pozitive, por do ketë spektakël! Axhenda e javës së 9

Tirana-Dinamo është një nga duelet më interesante të javës së 9 të Superligës që nis të shtunën në orën 14:00. Megjithëse derb i kryeqytetit kjo ndeshje do luhet në Vlorë në stadiumin ‘Flamurtari’, pasi ‘Air Albania’ është mbyllur për të qenë në gjendje perfekte për ndeshjet e kombëtares.

“Jo pozitive është fakti se tifozët e kanë distancën e largët, por ky vakum që do krijohet qoftë nga tifozët e Dinamos apo të Tiranës të mbushët nga tifozët vlonjatë, pasi edhe ata e pëlqejnë një derbi,”-u shpreh Ilir Daja, trajner i Dinamos.

Tirana në këtë përballje vjen pas një humbje kundër Teutës, që ishte e para këtë sezon, ndërsa Dinamo e Ilir Dajës pas 2 fitoreve radhazi dhe një atmosferë shumë pozitive që ka sjellë trajneri Ilir Daja.

“Derbi është një ndeshje për tu fituar pavarësisht se i ka të treja rezultate të mundshme, pasi është një derbi. I paparishikueshëm pavarësisht renditjes së ekipeve. Besoj se do jetë prezent spektakli, pasi në 9 javë kampionat edhe ne edhe Tirana kemi bërë lojë të hapur. Lojë sulmuese,"-tha Ilir Daja, trajner i Dinamos.

Po të shtunën në orën 14:00 do luhen edhe dy sfidat e tjera, Egnatia-Teuta dhe Laçi-Vllaznia, ndërsa java e 8 e Superligës mbyllet të dielën me përballjet Bylis-Skënderbeu dhe Elbasani-Partizani.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?



×

Lajmi i fundit

U rrëzua nga kati i tretë, ish-anëtari i grupit 'One Direction' u përzu nga një hotel tjetër para se të humbte jetën

U rrëzua nga kati i tretë, ish-anëtari i grupit 'One Direction' u përzu nga një hotel tjetër para se të humbte jetën