MAQEDONI - Asnjë nga liderët e partive shqiptare nuk ka shkuar deri tani në Lagjen e Trimave në Kumanovë, pas luftimeve ku humbën jetën 22 persona, 8 policë dhe 14 të tjerë që cilësohen se terroristë. Lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev ka qenë i pari dhe deri tani i vetmi që ka vizituar zonën ku ndodhën luftimet. 
 
Deri tani në këtë lagje nuk ka qëndruar asnjëri nga liderët e partive shqiptare, Ali Ahmeti i BDI-së, Menduh Thaçi i PDSH-së dhe liderët e partive tjera.
 
Banorët e kësaj lagje kanë ngritur pikëpyetje se përse nuk vijnë liderët shqiptarë, ndërsa një pjesë e tyre kanë theksuar se ata janë të padëshirueshëm për kumanovarët.
 
Lideri i LSDM-së Zoran Zaev gjatë takimit në Kumanovë është përkrahur nga shqiptarët e këtij qyteti të cilët e kanë mirëpritur vizitën e tij me duartrokitje si dhe kanë shfrytëzuar rastin të bëjnë edhe foto me të. Zoran Zaev shoqërohej në këtë vizitë ga kryetari i komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski.

Zaev 
(Në foto:Lideri i LSDM-së Zoran Zaev gjatë takimit me shqiptarët në Kumanovë)
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)