VLORË - Në orët e fundit të kësaj fushat nuk kanë munguar takimet me qytetarë të zonave të ndryshme, me të cilët kandidati i Aleancës Popullore për Punë e Dinjitet Genc Deormemaj, ka folur rreth programit të zhvillimit të qytetit në katër vitet që vijnë.
 
Por ai nuk ka nguruar t’ju përgjigjet akuzave që vijnë nga garuesit e tjerë për bashkinë e Vlorës. Ai tha se kandidati i pavarur “në padijen e tij s’di të ndajë konceptin projektim nga zbatim, e s’mund të pretendojë të menaxhojë një qytet kur s’ka konceptet minimale të zhvillimit”.  
 
Ndërkohë duke ju referuar kandidatit të majtë Deromemaj tha se ai “harron qe Vlora është qeverisur nga kolegët e tij politik për 17 vjet ndaj është në këtë gjendje”.
 
 “Unë nuk ju premtoj parajsën, por ju garantoj se do të punoj për ndryshimin tërësor të qytetit, për të vendosur piketat e zhvillimit për Vlorën e së ardhmes. Ju garantoj se qytetari do të respektohet dhe se institucionet do të jenë në shërbim të secilit prej jush”, - theksoi ai.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)