Deschamps: Mbappe duhet të fluturojë lart

Deschamps: Mbappe duhet të fluturojë lart

Trajneri Didier Deschamps dhe lojtari i Francës, Kylian Mbappe

Kupa e Botës në Rusi është shansi më i mirë për talentin francez Kylian Mbappé, i cili ka shënuar 3 gola deri tani, por më shumë se rrjetat e tij, e rëndësishme tashmë është fitimi i trofeut. Gjysmëfinalja e Francës kundër Belgjikës është një fazë shumë e rëndësishme dhe trajneri Didier Deschamps dëshiron ta ngacmojë, teksa thotë: 

Ai nuk duhet të ndihet i kënaqur. Kupa e Botës nuk ka përfunduar, ai duhet të fluturojë lartë, më lart se shokët e tij. Unë do ta lejoj që të ndihet i kënaqur.

Trajneri Didier Deschamps

Një episod i kotë gjatë sfidës së Uruguajit, një simulim që i dha karton të verdhë dhe ndoshta mund të kishte shkuar edhe më keq, prandaj trajneri e zëvendësoi, duke pasur edhe luksin e rezultatit 2-0 në avantazh. Deschmps nuk kërkon të bëjë polemika mbi këtë rast, duke u mjaftuar me fjalët:

Unë dua të mirën e tij dhe ai e di atë.

 Trajneri Didier Deschamps

Në fakt, Mbappe e teproi me atë simulim ndaj Uruguajit dhe menjëherë filluan ta krahasojnë me Neymar, që është bërë objekt i talljeve në rrjetet sociale. Por Mbappe është këshilluar që mos e përsërisë më atë gjest dhe fokusohet te gjysmëfinalja ndaj Belgjikës.

Ky mund të jetë Botërori i Mbappe, që nëse do të ishte përcaktues në Rusi, do të ngjitej në podiumin e yjeve. Gjithçka tashmë është në dorën e tij.  

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale