Deschamps: Nuk ka justifikime për
humbjen në finale, jam i dëshpërua

Deschamps: Nuk ka justifikime për<br />humbjen në finale, jam i dëshpërua
“Nuk ka justifikime për humbjen në finale nga Portugalia”. Kështu është shprehur pas disfatës në Paris trajneri i ekipit të Francës, Didier Deschamps. Tekniku nuk arriti që të ngrinte edhe si trajner trofeun, pasi si lojtar e ka bërë një gjë të tillë me ‘gjelat’.
 
 “Ne kishim shanse për të shënuar. Kishim raste disa herë për të shënuar, por nuk e realizuam dhe në fund u ndëshkuam, pasi shanset tona nuk i shfrytëzuam.
 
Jam shumë i zhgënjyer, ashtu si lojtarët dhe të gjithë tifozët tanë. Nuk kemi fjalë për të përshkruar dëshpërimin nga humbja” deklaroi tekniku.
 
Ndërsa strategu i Portugalisë, Fernando Santos ka zbuluar inkurajimin e Ronaldos nga dhomat e zhveshjes edhe pse i dëmtuar.
 
“Ronaldo është shembull i jashtëzakonshëm. Edhe pse i dëmtuar inkurajoi ekipin në dhomat e zhveshjes. Jam shumë i lumtur për të triumfin, tani duhet që të festojmë suksesin”.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Protesta e dhunshme e PD-së/ Kulluri: Kur një parti ka mbështetje popullore, tregon numra jo molotov! Arrestimi i Berishës dhe Salianjit nuk janë halli i shqiptarëve

Protesta e dhunshme e PD-së/ Kulluri: Kur një parti ka mbështetje popullore, tregon numra jo molotov! Arrestimi i Berishës dhe Salianjit nuk janë halli i shqiptarëve