Dëshironi një nxirje perfekte të lëkurës? Ja ushqimet që duhet të konsumoni

Dëshironi një nxirje perfekte të lëkurës? Ja ushqimet që duhet të konsumoni

Foto ilustruese

Stina e verës krijon mundësinë që pas muajve të dimrit, më në fund të lirohemi nga veshjet e rënda dhe nga ndonjë gram më shumë. I ftohti kërkon një ushqyerje më të pasur me yndyrna, që duhen hequr gjatë sezonit të nxehtë.

Por, vera nuk sjell vetëm një fizik më elegant, por dhe një ngjyrë të shëndetshme të lëkurës, që krahas plazhit mund të merret edhe nga ushqimet e duhura që ju bëjnë të ndiheni edhe më mirë.

Sallatat janë protagoniste të stinës. E lehtë për t’u përgatitur dhe për t’u konsumuar kudo, përfshi dhe plazhin. Për një nxirje perfekte dhe uniforme mos harroni karrotat, selinonë, radhiqet dhe për të shtuar proteinat,  një vezë, fruta të thata apo karkalecë deti. Patjetër edhe vaj ulliri dhe lëng limoni.

Edhe sallata e frutave është e mrekullueshme plot me ngjyra dhe shije. Për një nxirje perfekte të lëkurës mjafton ta përdorni si një zëvendësues vakti. Zgjedhja më e mirë është ajo me fruta të pasura me vitamina dhe beta-karoten që stimulojnë melaninën.

Pra, kajsi, pjeshkë, pjepër dhe banane që është e pasur me kalium. E vetmja këshillë është të mos shtojmë as sheqer dhe as lëng portokalli, pasi rrisin numrin e kalorive.

Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, shalqiri. Fruti simbol i verës, dhe një nga aleatët më të mirë për nxirjen e lëkurës. Një mrekullibërës për të luftuar të nxehtin dhe lodhjen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Bota e tenisit është e kaltër, Sinner dhe Berrettini mposhtin Holandën! Italia fiton Kupën Davies

Bota e tenisit është e kaltër, Sinner dhe Berrettini mposhtin Holandën! Italia fiton Kupën Davies