Dëshironi të keni një marrëdhënie 
 të lumtur? Ja cili është sekreti 

Dëshironi të keni një marrëdhënie <br /> të lumtur? Ja cili është sekreti 
Dëshironi të dini një mënyrë të thjeshtë për t’a bërë marrëdhënien tuaj të fortë? Patjetër që doni. Mund të duket si diçka tepër e dukshme, por sipas një studimi të publikuar së fundmi mbi marrëdhëniet personale, çiftet që qeshin së bashku qëndrojnë për më gjatë me njëri-tjetrin. Dhe kjo është e vërtetuar edhe nga studime shkencore.
 
Psikologët në Universitetin e Karolinës së Veriut në Chapel Hill kanë vëzhguar 71 çifte që dilnin me njëri-tjetrin prej një kohe mesatare prej 4 vitesh, për të kuptuar cilësitë e marrëdhënieve të tyre. Më pas i filmuan duke rrëfyer sesi u njohën së bashku. Sa më shumë kohë që çiftet kalonin duke qeshur njëkohësisht gjatë gjithë historisë së tyre të dashurisë, aq më shumë ishte përqindja e marrëdhënieve jetëgjata e padyshim në mënyrë cilësore, me më tepër afrimitet dhe mbështetje mes njëri-tjetrit. Studimi zbuloi gjithashtu se femrat qeshin më shumë se meshkujt.
 
Përtej faktit më evident se qeshja i bën njerëzit më të lumtur, akti i qeshjes me parterin/partneren mund të jetë një veprim nxitës dhe mbështetës- njësoj siç është akti i shfryrjes me inat një shenjë se nuk i duroni aspak shakatë e njëri-tjetrit.

“Të gjithë mund të mendojmë për ndonjë moment kur ne jemi duke qeshur ndërsa partneri qëndron i ulur përkrah nesh pa bërë fare zë, krejt indiferent për humorin e lehtë”, tregon autorja e studimit laura Kurtz për revistën Time. “Por harrojmë të pyesim veten se çfarë do të thotë në fakt kjo mospërputhje në sensin e humorist me njëri-tjetrin, dhe çfarë shenje është për marrëdhënien e përbashkët”./ATSH/

Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara