Dëshmi shpresëdhënëse për 5-vjeçarin e zhdukur në Tiranë/ Qytetarët i bashkohen 'Pa Gjurmë' në terren...dyshohet se është rrëmbyer për të lypur

TIRANË-Informacioni i fundit për 5-vjeçarin Klodian Hashimi të zhdukur 3 ditë më parë vjen nga Terminali i autobusëve te Kthesa e Kamzës. Telefonuesit e shumtë në emisionin "Pa Gjurmë" në Report Tv kanë dhënë informacione të reja  mbi vendodhjen e vogëlushit dhe të gjitha janë të lokalizuara në Tiranë. Një dëshmitar tha në emision në një lidhje telefonike se e kishte parë vetëm pak orë më parë, rreth orës 20:00 te terminali i autobusëve, i shtrirë në rrugë. Të tjerë telefonues kanë bërë me dije se e kanë parë po në Kamëz, por nuk ishte i vetëm. Sipas tyre, ishte i shoqëruar me dy djem të tjerë rreth moshës 16-20 vjeç.

"Po e mbanin nga bluzja dhe nuk po e linin të largohej. Dy të rriturit nuk po e linin të largohej. Ishte shumë i qetë fëmija. Ishin mbi 20-vjeç djemtë".

"Dje në mëngjes rreth orës 08:00, po kthehesha nga Instituti  Bujqësor, ky çun i vogël ka qenë në rrugë me dy çunat të tjerë të mëdhenj në moshë, rreth 17-18 vjeç. Ai çuni i gjatë kërkonte lekë, ky rrinte mbrapa", thanë disa telefonues.

I humburi Klodian Hashini

Kamerat e Report Tv, pas telefonatave të shumta që e lokalizonin 5-vjeçarin te pranë Kthesës së Kamzës, kanë shkuar në vendngjarje për të bërë kërkime. Ia vlen për t'u evidentuar, solidariteti i qytetarëve të cilët kanë nisur kërkimet në terren së bashku me stafin e emisionit "Pa Gjurmë". Madje, dy prej tyre kanë ardhur enkas për të dhënë disa detaje nga vendodhja e 5-vjeçarit.

"E pashë, po rrinte. Nuk më shkoi mendja se do e kisha marrë. E kam parë rreth orës 10 pa një çerek, afër pallatit. Ngjitur me atë nuk kishte asnjë njeri", tha një qytetar që vinte nga Bathorja.

"Rreth orës 02:00 brenda terminalit. Ka lypur lekë, është bashkë me një vajzë tjetër. Kanë ardhur këtu në terminal dhe u kam dhënë lekë. Jam 100% i sigurt", tha një tjetër që punonte në terminalin e autobusëve.

Mes lotëve, pas këtyre informacioneve familja është nisur drejt terminalit me shpresën se mund të bien në gjurmët e fëmijës se tyre, e ndërsa dyshojnë se e kanë rrëmbyer për ta nxjerrë në rrugë për të lypur. "Ndoshta mund ta kenë nxjerrë për të lypur se është i vogël. Kam katër ditë që nuk ia ka parë sytë, është pa veshur, pa hëngër, pale ça i bëjnë e rrafin, e bëjnë", tha nëna mes lotëve.

Klodian Hashimi 5- vjeç rezulton i humbur në 17 shkurt të këtij viti, nga parku i lodrave pranë banesës në Shkozë. Sipas familjarëve, ai u la i vetëm për rreth 30 minuta duke luajtur me fëmijët e tjerë dhe pastaj u zhduk pa asnjë gjurmë. Klodiani nuk shkonte në shkollë dhe gëzonte shëndet të plotë.

Report Tv në Kamëz, së bashku me qytetarët për të kërkuar 5-vjeçarin

Nëse keni informacion, jeni të lutur të lidheni me redaksinë e “Pa Gjurmë” në të gjitha format e kontaktit:
Celular: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber
Telefon: 0444 17 778
Facebook: Pa Gjurmë Report TV
Youtube: Pa gjurmë Channel
Çdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 17: 00 dhe të enjten ora 20: 55

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë