Dëshmia 'bombë'/ 7 fëmijë të rrëmbyer u mbyllën në bodrum, mes tyre dyshohet edhe për Forcim Sulkja-n, i humbur 23 vite më parë

Pas kësaj dëshmie që ’Pa Gjurmë’ solli puntatën e të hënës, ndizet një dritë jeshile edhe për fatin e të miturit Forcim Sulkja. Ngjarja ka ndodhur në vitin 1998 ndërsa dëshmitari ka udhëtuar ilegalisht drejt Greqisë, kundrejt parave. Ai ka qëndruar për disa ditë në të njëjtin bodrum me 7 fëmijët e rrëmbyer. Dëshmitari përshkruan të njëjtën fizionimi të djalit për të cilin dyshon se është i njëjti, që kërkohet në emision nga babai i tij Enver Sulkja.


Në verën e vitit 1998 unë kam udhëtuar për në Greqi dhe kam qenë me disa korcarë. Më pas na gënjyen dhe na dërguan në Selanik. Atje na kanë futur në një bodrum të një pallati 5 katësh, mbrapa stacionit të autobuzave në Selanik. U mashtruam nga disa të rritur që i përkisnin komunitetit rom, në këmbim të 500 mijë dhrami. Po në atë bodrum ishin edhe 7 fëmijë të tjerë që ishin marrë peng, 3 nga Korca dhe 4 nga Elbasani. Ne pak qëndruam aty dhe na liruan. Aty njoha një djalë që dyshoj se është personi që kërkohet. Ishte bjond dhe kishte quka në fytyrë. Ka patur një nishan në bisht të syrit (të cilin e pohoi edhe babai në studio). Ai djali më dha ujë. I rrituri që i kishte marrë peng i nxirrte për të lypur. Ato ishin në bashkpunim edhe me grekët. Këtij djalit i thërrisnin Ximi. Më tha jam nga Elbasani. Nuk kam komunikuar shumë por vetëm kam ngrënë bukë njëherë me të. Duke parë foton ka ngjashmëri në buzëqeshje. 


Kjo dëshmi përkon me të njëjtën që babai i Forcimit ka dhënë në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’. Enver Sylkja e përforcon me faktin se kishte dijeni për një person të komunitetit rom në Peqin, i cili rrëmbente fëmijë të mitur me qëllime shfryëzimi në Greqi. 


Pas informacioneve që mora dhe verifikimeve që bëra mësova se një person i komunitet rom nga Peqini merrte fëmijë për t’i shfrytëzuar për lypje në Greqi. Kam shkuar e kam takuar vetë këtë person, madje e kam denoncuar edhe në polici. Pas denoncimit ai më erdhi në shtëpi dhe më kërkoi përshkrimin fizik të djalit tim. Fillimisht e gënjeva duke i thënë se është brun, por ai më përshkoi një djalë me të njëjtat tipare bjond që dyshoj se bëhej fjalë për Forcimin im. Ai nuk e pranoi asnjëherë se ishte ai djali im. Kam shkuar vetë në Greqi atje ku dyshohej se mbaheshin fëmijët, por nuk gjeta asnjë shenjë


Babai i Forcimit dyshon se pronari i bilardos është personi që din të vërtetën, pasi ai është i fundit që pa 13-vjecarin të largohej. Enveri, babai i Forcimit punonte në Greqi asokohe, ndërsa kishte pak ditë që ishte kthyer në atdhe kur djali i tij humbi. Pak ditë nga humbja e 13-vjecarit në familjen Sulkja mbërritën mjaft informacione kontradiktore. Një nga oficerët e policisë së zonës zonës u tha se kishte mbërritur një informacion, ku dyshohej se djali ishte vrarë, ndërsa trupi i tij ishte groposur në pyll. Informacion për të cilin nuk u gjet asnjë provë, edhe pas krehjes së zonës. Një tjetër telefonatë mbërriti në PTT-në e fshatit, ku një person nga Berati, i cili ishte prezantuar si Arben Vyshka njoftonte familjes se Forcim Sulkja ndodhej në një stacion treni në Milano dhe se ishte shëndoshë e mirë. Por kur familjarët verifikuan në Berat për të gjetur identitetin e këtij personi, që mund të ishte një dëshmitar kyc për fatin e 13-vjecarit, ata mësuan se Arben Vyshka, nuk ekzistonte në regjistrin themeltar. Sot familja jetojnë në të njëjtin fshat, ndërsa kanë edhe një vajzë. Ajo ishte 2 vjece kur i vëllai u zhduk, 23 vite më parë, për fatin e të cilit nuk dihem më asgjë. 

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 30/12/2020 05:26

    Kur vajte vete ne Greqi,pse vendose te kerkosh me koken tende,pse nuk kontaktove policine greke?Ju shqipot kur ju humbin te afermit e te dashurit,disa prej jush dalin e i kerkojne vete sikur jane bageti te humbura e do t'i gjejne ne ndonje guve,jo sikur jane njerez.Per raste te tilla duhet patjeter ndihma e eksperteve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen