Dëshmia e plotë e Nuredin Dumanit, rrëfeu hap pas hapi planet për vrasjen e Emiljano Ramazanit! Nga ndarja e parave te biseda me kundërshtarin në Dubai për të kapur Talo Çelën

Dëshmia e plotë e Nuredin Dumanit, rrëfeu hap pas hapi planet për vrasjen e Emiljano Ramazanit! Nga ndarja e parave te biseda me kundërshtarin në Dubai për të kapur Talo Çelën

Talo Çela dhe Nuredin Dumani

Report Tv ka siguruar dëshminë e Nuredin Dumani, person që aktualisht hetohet në kuadër të një procedimi tjetër penal (tek i cili njëherazi po hetohet edhe ndaj Erjon Alibej, akuza ndaj të cilit u tërhoq për të vijuar hetimet ndaj tij si i dyshuar edhe për kryerje të veprave të tjera penale, përfshirë dhe akuzat e ngritura ndaj tij për krimet e vrasjeve të kryera ndaj viktimave Emiljano Ramazani e Regis Runaj, të kryera nga grup i strukturuar kriminal) deklaroi para gjykatës se viktimën Emiljano Ramazani e kishte pas njohur dhe se vetë ai kishte pas organizuar vrasjen e tij për llogari të Erjon Alibejt.

Me ndihmën e dy bashkëpunëtorëve të tij të cilët kishin djegur pas ngjarjes dhe automjetin që e përdorën në krim, ndaj për shkak të vetinkriminimit të tij, dëgjimi i dëshmisë së tij u ndërpre në parashikim të nenit 37 të KPP, duke iu bërë e ditur se ndaj tij mundet të zhvillohen hetime (siç në fakt ka ndodhur).

Pasi iu sigurua ndihma me avokat mbrojtës, u vijua me deklarimet e tij, nga bëri të njohur se pasi kishte dalë nga burgu në Francë në vitin 2019, kishte takuar Talo Çelën, me të cilin në atë periudhë kishte një njohje, dhe ky i fundit kishte kontaktuar në telefon Emiljano Ramazanin (lidhur me një sasi lekësh që Emiljano kishte marrë kohë më parë me rastin e një grabitjeje në Aeroport të Rinasit dhe duhej t'ia kthente Talo Çelës) duke i thënë se do e takonte Nuredin Dumanin për të çuar lekët që i kishte marrë, tek personi që kishin folur.

Veç këtij takimi Nuredini e takoi Emiljanon edhe një herë të dytë për të konfirmuar faktin e dërgimit të lekëve ku duhej. Në fillimvitin 2020 përmes të njohurit të tij Elio Bitri nga Fushë Mbreti (EL, që sipas tij aktualisht është në burg në Hollandë) mori vesh se Erjon Alibej kishte dyshime se njëri prej personave që kishte pas organizuar vrasjen e vëllait të tij Endrit Alibej, xhaxhait të tij dhe një turku Erdal Durunay në Bradashesh, ishte Nuredini, që në kohën e ndodhjes së ngjarjes deklaroi kishte qenë në burg në Francë.

Për t’i hequr çdo dyshim atij (Erjonit), vendosi të shkonte t'a takonte vetë Erjon Alibej tek shtëpia e tij; mori letrat e burgut që kishte bërë në Francë për t'a bindur që nuk kishte qenë në Shqipëri në atë kohë. Në bisedë me të kuptoi se Erjon Alibej kishte mbledhur informacione për të dhe familjen e tij, ndaj biseda vijoi për disa orë. Më pas u takuan dhe disa herë të tjera me Erjon Alibej, aq sa u miqësuan shumë, biles dhe duke fjetur tek shtëpia e tij.

Në takimet që pati me Erjon Alibej, i fundit i tregoi për dyshimet e forta që kishte se vrasjen e vëllait dhe xhaxhait të tij e kishin pas organizuar vëllezërit Çopja nga Elbasani me bashkëpunëtorë të tyre dhe i përfshirë bashkë me ata kishte qenë dhe Emiljano Ramazani.

Erjoni i tregoi se vëllezërit Çopja ishin gati të paguanin për t'a vrarë dhe atë, ndaj kishte vendosur të vepronte para atyre duke vrarë Emiljano Ramazanin, që sipas tij kishte dalë hapur në krah të kundërshtarëve të tij; e biseduan se si mundej të realizohej kjo vrasje pa u marrë vesh nga kundërshtarët se pas kësaj fshihej Erjon Alibej;

Erjon Alibej ia besoi këtë Nuredinit, megjithëse i fundit nuk kishte shumë njohje në Elbasan; Nuredini mendoi të angazhonte Elio Bitrin, por ky nuk pranoi të përfshihej në këtë krim ngaqë e kishte shok Emiljanon; Erjoni i tregoi Nuredinit që kishte pas angazhuar dy persona për të mbledhe informacion, vëzhguar e mbikqyrë lëvizjet e Emiljanos. Njëri quhej Xhuljan dhe një tjetër emri i të cilit nuk i kujtohej; këtë Xhuljanin e njohu fizikisht se ia kishte treguar Erjoni, ngaqë ato kohë j'u desh të rrinte në Elbasan, dhe mori një hyrje në të njëjtin pallat me të, dhe i kishte pas vënë dhe një kamer hyrjes së pallatit për të parë lëvizjet e tij.

Pallati ku rrinte vetë ishte gati përballë pallatit të Erjon Alibej; Xhulianit ia njihte edhe benzin katërfenerësh që kishte, të gjitha fotot që I bënte Xhuliani dhe një tjetër person (që më pas mësoi se quhej Euglen) Emiljano Ramazanit dhe ia niste Erjonit në Skychat dhe Nuredinit.

Dinin që Emiljano shkonte te servisi i makinave, te palestra dhe i dinin dhe shtëpinë dhe targën e makinës që përdorte; fotografimet e Emiljanos, të targës së makinës, të vendit ku kishte shtëpinë, të servisit të makinave që kishte dhe të palestrës që frekuentonte, ia tregoi duke ua çuar në telefon në SkyChat  edhedy shokëve të tij, Enrik Hoxhës dhe Skerdi Tasit, persona që i kishte planifikuar dhe kishin rënë dakord të kryenin vrasjen.

Me Xhulianin nuk pati asnjëherë kontakt të drejtpërdrejtë, duke mos u lënë të kuptojë atij se ishte angazhuar në këtë krim; as Enrik Hoxhën nuk ia kishte prezantuar Erjon Alibejt, siç gjithashtu as Skerdi Tasin, që ishte lidhje e ngushtë e Enrik Hoxhës.

Erjon Alibej vuri në dispozicion 100,000 euro për t'ja dhënë ekzekutorëve; nga kjo shumë, para kryerjes së krimit iu dhanë 50.000 euro Enrikut dhe 50,000 euro të tjera i'u dhanë atij disa ditë pasi kreu krimin nga një person i dërguar nga Erjon Alibej, pasi më parë Nuredini foli me Enrikun për vendin ku duhej të dilte të merrte lekët nga personi që do ia çonte atij dhe që ishte në segmentin rrugor Elbasan-Tiranë; ditën e ekzekutimit të Emiljanos, Enriku e njoftoi Nuredinin që "'e mbaruam" dhe vetë Nuredini njoftoi Erjonin për këtë, megjithëse ishin bashkë në shtëpi të Erjonit dhe kishte dhe radio në frekuencat e policisë nga merrte vesh për lëvizjet e policisë para dhe pas ngjarjes.

Deklaroi se Emiljanon e ekzekutoi Skerdi Tasi dhe shofer me të ka qenë Enrik Hoxha; këta të dy ishin pajisur dhe me armë më parpara; makina që përdorën në krim ishte marrë disa ditë më parë në Durrës, i ishin lyer xhamat me spraj dhe i ishin vënë targa të vjedhura, dhe ishte parkuar në një magazinë në Elbasan, deri ditën e krimit të vrasjes; dita e kryerjes së krimit u vendos nga Erjon Alibej në bashkëpunim me Nuredinin, që urdhëroi Enrikun të kryenin ekzekutimin, ngaqë Enriku nuk pat pasë kontakt me Erjon Alibej.

Krimi u krye tek rotondoja e luleve ku i ndjeri kishte shtëpinë dhe pasi është kthyer nga palestra ku kishte ndenjë disa orë në drekë, e pritën me makinë anës rrugës dhe ka dale Skerdi Tasi dhe i është afruar tek makina dhe i ka qëlluar 6 herë në kokë me pistoletë TT; pas ngjarjes të dy kanë shkuar dhe e kanë djegur makinën diku në Vidhas pasi rrugës për këtu nuk ka pasë kamera dhe ishte vend i njohur më përpara nga Nuredini dhe Enrik Hoxha; siç ishte planifikuar më parë, brenda në makinë ishin lënë dy kallashnikove; nga aty kanë lëvizur me një makinë tjetër të marrë me qira dhe të lënë aty përpara se të kryhej krimi.

Siç ishte planifikuar që më përpara, armën tip TT që përdorën në krim Enriku e la në vendin e paracaktuar më parë në rrugën e Peqinit; siç ishte rënë dakort me Erjon Alibej, arma tip TT do të çohej e lihej tek servisi i Seit Manahasa dhe atë e çoi aty Klevis Kapllani, që deklaroi se është vrarë më pas; për vendosjen e armës tek servisi i Manahasa, Erjon Alibejn e njoftoi Nuredini dhe Erjoni njoftoi për armën aty një punonjës policie Leonard Palushi. Policia shkoi tek servisi i Manahasëve dhe gjeti armën e krimit të vrasjes së Emiljano Ramazanit aty.

Para vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe ndërsa rrinte në shtëpi të Erjon Alibej, Elio Bitri e vuri në dijeni se Kel Kamami që njihet si Keli i Kiçit kërkonte të lidhej/te fliste me të (pra me Nuredinin); vetë Nuredini siç dhe Erjon Alibej e dinin që Kel Kamami ishte kushëri i Regis Runaj dhe ishte dhe shok i ngushtë i Talo Çelës (kundërshtarit të tij).

Megjithëse e konsideronte kundërshtar Kel Kamamin, në bisedë me Erjon Alibej në shtëpi të të fundit, ranë dakort që Nuredini të fliste në telefon me Kel Kamamin, që në dijeni të tyre duhej të ishte në Dubai; pasi mori vijën e sjelljes nga Erjon Alibej, komunikoi me shkrime në në telefon të kriptuar me Skychat me Kelin ndërsa ishte me Erjonin në shtëpi të tij dhe pa i treguar Kelit që pranë kishte Erjon Alibej që ndiqte live komunikimin mes tyre; i kërkoi Kelit t'i dorëzonte Talo Çelën dhe nuk do të kishte punë me Emiljanon dhe Regisin, megjithëse ishin në dijeni se I fundit ishte I sëmurë; në komunikim Keli i pranoi t'ia dorëzonte Talon, por me kusht që Nuredini të vriste Erjon Alibej; Nuredini I shkruajti se e vriste, por nuk e njihte kush ishte Erjon Alibej;

Keli i tha se do i jepte 2,000,000 (dy million) euro dhe do dorëzonte Talo Çelën po t'a bëntë këtë; kur Nuredini I kërkoi ti jepte paradhënie 1 milion euro dhe t'i gjente e dorëzonte Erjon Alibejn, ai i tha "seriozisht", dhe ia kaloi telefonin Hajdar Çopjas që së bashku me Franc Copja, në dijeni të tij dhe Erjon Alibej janë organizatorët e vrasjeve të familjarëve të Erjon Alibej; Hajdar Çopja pranoi t'i jepte 1 milion e gjysëm euro vetëm ti jepte provën që mundet t'a vriste Erjonin; Nuredini I këmbënguli se nuk e njihte por megjithatë kishte informacione se ku mund ta gjente; pas kësaj komunikimin me të shkruar me Çopjan e vijoi vetë Erjoni, derisa Çopja ia kaloi telefonin Kel Kamamit të vijonte me të; siç i sugjeroi Erjon Alibej, i vuri afat 10 ditë Kel Kamamit të dorëzonte Talo Çelën, përndryshe do vritej Emiljano Ramazani dhe kur I përmendi se do të vritej dhe kushëriri I tij Regisi, ai I përmendi se kishte shumë kushërinj dhe "nuk I binte mendja për të", ndaj i tha "vrite po deshe e t'u bëftë pushka top".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja