Dëshmia e tij në SPAK, Meta: Mendova se do më pyesnin për inceneratorët! Nuk ka institucion në botë që më bën presion

 

I pyetur për paraqitjen e tij në SPAK ditën e djeshme, kreu i PL-së, Ilir Meta tha se mendonte se ishte thirrur për t’u pyetur mbi inceneratorët dhe shtoi se nuk ka asnjë institucion në botë që mund ta presionojë, duke shtuar se ka qenë i vetëdijshëm për çdo kontratë që kishte firmosur.

“Nuk ka institucion në botë që i bën presion Ilir Metës. Këtë e kam bërë të qartë. Kam bërë disa kallëzime në SPAK. Edhe kur erdhi ftesa e prita me shumë kënaqësi se mendova se do ishte ndonjë nga kallëzimet që kam bërë me vjedhje miliarda euro. Mendova se ishte ndonjë nga ato çështje. Kujtova se më kishin thirrur për inceneratorët, për ato miliarda euro që janë vjedhur. Nuk kemi asnjë shqetësim me drejtësinë, pasi kam qenë korrekt në zbatim të kushtetutës. Unë kam qenë politikan që kam dhënë dorëheqje edhe kur kam pasur të drejtë, dhe kam thënë që të hetohet. Ilir Meta nuk ka firmosur kurrë për PPP në jetën e tij fët e fët. Të gjithë ata që kanë punuar me Metën, kanë marrë këtë porosi gjithmonë.”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Krah tij edhe Boçi, Meta në Elbasan: Presim fitore bindëse edhe në Tiranë dhe Durrës! Dëshmia në SPAK? Nuk ka institucion në botë që më bën presion


B.V/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë