Menjëherë pas vrasjes së Agim Arapit, Policia ka shoqëruar dy vëllezërit Kujtim Ekonomi, Konstadin Ekonomi, si dhe dhëndrin e Konstadinit, Jurgen Kurti.
Në dëshminë që ka dhënë para oficerëve të policisë, vjehrri i Jurgen Kurtit u shpreh se Agim Arapin e goditën jo për ta vrarë, por vetëm në inat e sipër. Konstadin Ekonomi theksoi i gjithë sherri nisi pas ndërhyrjes së gruas së Agim Arapit.
“Kishim rënë dakord që ti paguanim 13 mijë lekë Agim Arapit për të kaluar tubat e ajrimit nëpërmjet dyqanit të tij, pasi ne sapo kishim hapur picerinë.
Na thërriti gruaja për të na thënë përse nuk i kishim dhënë paratë e muajit të parë. Na ofenduan dhe aty u hodh Agim Arapi, i cili gjithashtu na ofendoi. E qëlluam me grusht, jo për ta vrarë, por vetëm në inat e sipër.
E goditëm disa herë pasi na ofendoi, gjithçka ndodhi në mënyrë aksidentale”, - u shpreh Konstadin Ekonomi në dëshminë e tij dhënë në polici.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com