Pëllumb Gjoka, biznesmeni kontrovers që SPAK e akuzon për vepra të rënda penale, nga vrasja te korrupsioni aktiv, ka dalë para togave të zeza të GJKKO për të dhënë dëshminë e tij.

Për akuzën më të rëndë, atë të vrasjes me paramendim të Gjin Ndojit, Gjoka mohon të ketë lidhje teksa ironizon SPAK pasi sipas tij e akuzohen një herë si organizator e një herë si person në dijeni.

“Për mua, më kriminal është veprimi i prokurorëve qe më kanë vënë mua në akuzë. Unë po gjykohen mbi thashethemet e Sky Ecc. Më është bërë gjyq publik. Kam 3 vite në paraburgim dhe nuk e di se ccfarë kam bërë. Publikisht më kanë dënuar, është mëse e tepërt”, tha Gjoka. 

Akuzat i kishte të rënda ndaj prokurorëve të posaçëm, të cilët sipas tij po nxitin hasmëri, vetëm duke u bazuar në thashetheme.

“Nuk mund të futesh në burg dhe të futesh në hasmëri, me thashetheme në Sky të manipuluara nga policët. Keta e kanë mpreh majën e lapsit shumë, maja e lapsit vret më shumë. Unë nuk kam qenë përdorues i SKY. Si eshtë bërë identifikimi?!”, tha Gjoka. 

Edhe akuzat për krijim të kushteve për vrasjet në rastet e Genci Tafilit dhe Kleanth Musabelliut, Gjoka thotë që s’ka lidhje dhe se edhe bisedat në sky, edhe sikur të merreshin të mirëqena nuk ka asnjë provë.

Për akuzën se tentoi të korruptojë dy gjyqtarë Pëllumb Gjoka dha këtë deklaratë para GJKKO:

“Më akuzojnë për korrupsion. Po e quajmë se ai kodi në Sky është i imi. A mund ta di se për çfarë kam bërë korrupsion. Thonë kam ndërhyrë tek dy gjyqtarë. Vetë dy gjyqtarët, thonë "nuk e njohim". Tani, cilët janë më të besueshëm, gjyqtarët, apo kapterat që kanë zbardhur Sky”, vijoi Gjoka. 

Akuzat e vrasjes apo krijimit të kushteve për vrasje SPAK thotë se Pëllumb Gjoka i kreu si anëtar i një grupi të strukturuar kriminal, ndërsa e akuzon për armëmbajtje pa leje.

Më poshtë dëshmia e plotë e Pëllumb Gjokës

Marrim analizën e kodeve. Për një moment, po i marrim si të vërteta, sikur kodi i pretenduar është i Behar Bajrit. Nëse e marrim të mirërqenë, në çdo bisedë ai flet vetëm për punë dhe të giitha thëniet e tij janë kontradiktore. Në nje vend ai thotë "dua ta hek njënin, por emrin nuk ia di". Në një tjetër bisedë, kodi i pretenduar si i tij, thotë "sa lekë me jep për Visi". Nuk di sa i thotë ai. Njëherë thotë "e bej se janë shumë lekë". Pastaj thotë "duan me t'vra". Më vonë thotë "nuk vras njeri se kam fëmijë".

Më akuzojnë për korrupsion. Po e quajmë se ai kodi në Sky është i imi. A mund ta di se për cfarë kam bërë korrupsion. Unë nuk e di për ç'episod jam. Thonë kam ndërhyrë tek dy gjyqtarë. Vetë dy gjyqtarët, thonë "nuk e njohim". Tani, cilët janë më të besueshëm, gjyqyarët, apo kapterat që kanë zbardhur Sky” Për përgatitjen e kushteve për të vrarë Genc Tafilin, nuk ka asnjë bisedë, asnjë komunikim.  Unë nuk kam asnjë konflikt me ta. Për Ibrahim Licin e Dorian Dulin janë thashetheme sky.

Për Kleathi Musabelli është e vërtetë që kam pasur një konflikt me të. Shkojmë tek arma. Policët në shtëpi më gjetën veç një cifte me letra. Të të vijnë policët në shtëpi e për thashetheme të më fusin në burg, të fortë janë. Tani të di, për cfarë arme jam në burg, se nuk e di. Për grupin kriminal e sqaroi avokati. Nëse kam qenë, të di me kë kam qenë. Nëse ka një komunikim mes kodit që prokurori thotë që kam pasur unë dhe atij që thotë se ka pasur Behar Bajri, ku flitet për vrasjen e Gjin Ndojit, pranoj çdo lloj akuze. Nëse ka ndonjë bisedë se ku do të rrijë makina e vrasësve.