Oficeri gjyqësor nuk përfshiu fare në dosje dëshminë që vërteton neglizhencën e stafit të tragetit në rastin e hedhjes në det të Gentian Petës. Në dosje janë dy dëshmi të përgjithshme, por ajo e Vasil Zefit u hoq si e parëndësishme

Oficeri: Kur dole ti ke bordi a kishin ardh ato te personelit dhe sa persona fiksove ti per pasagjerve 
Vasil Zefi: Kane qen 3 persoan 
Oficeri: Cfar po benin ato 
Vasil Zefi: Po mereshin me gomonet e vogla 
Oficeri: Po mereshin me vark shpetimit per ta ulur ne uje 
Vasil Zefi: Po 
Oficeri: Ehe pastaj 
Vasil Zefi: Ato nuk punonin fare  

Kjo është dëshmia më e rëndësishme e dosjes hetimore të hedhjes nga trageti “Bridge” një vit më parë të shtetasit Gentian Peta. Deklarime të cilat tregojnë qartë se stafi i sigurisë së tragetit nuk ka zbatuar procedurat për kërkimin dhe shpëtimin e personit në det. 

Vasil Zefi: Ne e pyetem pergjegjesin pse nuk punojne dhe si ka mundesi, ai na u pergjigj une hidhem edhe vet ne det por po nuk me dhane urdher une nuk hidhem dot 
Oficeri: Keshtu pa vark
Vasil Zefi: Po pa vark, une jam hedhur nga ketu me qindra here dhe kam shpetuar

Dëshmia në fjalë është e marrë me shkrim dhe me audio nga oficeri i policisë gjyqësore Ilir Bishtaja. Por çfarë ndodh. Në informacionin referues oficeri gjyqësor nuk e përfshin fare deklarimin e pasagjerit Vasil Zefi.

Në relacionin e përfshirë në dosjen hetimore janë përshkruar dëshmitë e dy pasagjerëve të tjerë që thonë gjëra të përgjithshme rreth asaj që kanë parë e dëgjuar dhe nuk japin asnjë argument për mosfunksionimin e varkave të shpëtimit dhe neglizhencën e stafit të sigurisë së tragetit.

deshmia gentian peta
deshmia gentian peta
deshmia gentian peta

Dëshmia e Vasil Zefit nuk është parë si e rëndësishme nga oficeri gjyqësor megjithëse shpjegon ekzaktësisht gjithë dinamikën e ngjarjes që solli mbytjen e shtetasit Gentian Peta trupi i të cilit u gjet vetëm pas 3 muajsh, ndërkohë që nëse do të ishte zbatuar procedura e kërkim shpëtimit ngjarja mund të kishte pasur një tjetër rrjedhë.
 
Dëshmia e parë ndoshta si e parëndësishme nga ana e oficerit gjyqësor edhe pse provon neglizhencën dhe mosfunksionimin e elementëve të sigurisë në traget nuk është në asnjë faqe të dosjes voluminoze të historisë tragjike të Gentian Petës që u hodh nga trageti ndërsa udhëtonte nga Bari drejt Durrësit.

deshmia gentian peta
 
Ngjarja ndodhi 1 vit me parë ndërsa viktima kthehej prej emigracionit në vendlindjen e tij.

E plote
Marja ne pyetje nga oficeri policise gjygjsor Durres Ilir Bishtaja Deshmitarin Vasil Zefi
 
Ne audio fillimisht degjohet oficeri policise gjygjesore duke shkruajtur ne kompjuter hyrjen e procesverbalit
 
OF: Emri babes
VZ: Frok
OF: Nena
VZ: Mrik
OF: Banues ne Tirane
VZ: ne Kamez
OF: Rruga
VZ: Bonos Aires
OF: Numer Telefoni
VZ: 068...
OF: Jasht shtetit e .
VZ: po
OF: ku ne Itali
VZ: po ne Itali
OF: pra me Dt 19.04.2014 paradite me tragetin Bridge q e pritet te ankoroheshte ne portin e duresit ti po vije nga Italia
VZ:po
OF: Hype ne traget
VZ: Ne Bari
OF: nje dit perpara
VZ: po ne darke
OF: hype ne traget reth ores?
VZ: 23:30 per tu nis reth ores 1:00
OF: Ku kishe hypur ne cfar kati ,ne cfar dhome
VZ: ke restoranti kam qen
OF: Cfar ore je zgjuar nga gjumi
VZ: reth ores 6:00 kam qen duke pi kafe tek bari
OF: ku ishe duke fjetur ne dhom apo ku
VZ: jo kam qen ne bar ne karike duke fjetur gjum
OF: cfra kati eshte bari
VZ: kati 3
OF: duke pi kafe ishe vetem apo
VZ: jo isha me vllain dhe me dy shok te tjer
OF: Si e ka emrin vllai
VZ: Tonin
OF: banues
VZ: Kamez
OF: tjeret
VZ: Martin cara dhe Altin Hoxha kto jane per momentin ne itali dhe banues ne fan te mirdites
OF: ju ishit ulur duke pire kafe ne cfar krahu ne krahun ku ndodhi
VZ: jo ne krahun e kunder
OF: cfar krahu I bie krahu I majt .
VZ: po
OF: vazhdo cfra ndodhi
VZ: duke pi kafe ne tavolin dolen njerzit me vrap jasht  dhe ulerima
OF: reth ores 9:00
VZ: me perpara ka ndodh 7:00 e pak 
OF: reth ores 8:30-9:00 I bie kjo te ket ndodh
VZ: me heret ka ndodh
OF: njerzit qe ishin ne lokal filluan te dilnin sapo e moren vesh dhe ju dolet dirket pas tyre
VZ: po dhe dolem
OF: edhe
VZ: morem vesh qe eshte hedh njeri
OF: moret vesh qe eshte hedh apo ka ra nje person nga trageti
VZ: po ka ra nje person nga trageti
OF: kishte ra ne uje po edhe
VZ: njerzit bertisnin a ka kapiten ktu apo ska
OF: njerzit Bertisnin ti e pe me sy njeri ne det
VZ: jo nuk e kam pa por njerzit ca bertisnin duke therit personelin e tragetiti  ca qanin
OF: momenti qe ke dal ti kishin ardh ato te personelit te anijes
VZ: po kishin ardh po provonin gomonet e vogla
OF: kur dole ti ke bordi a kishin ardh ato te personelit dhe sa persona fiksove ti per pasagjerve
VZ: kane qen 3 persoan
OF: Cfar po benin ato
VZ: po mereshin me gomonet e vogla 
OF: po mereshin me vark shpetimit per ta ulur ne uje
VZ: po
OF: ehe pastaj
VZ: ato nuk punonin fare
OF: sa minuat  shkoi levizja e tyre qe ato vertetuan qenuk punonin
VZ: shkoi mbi gjysem ore
OF: pastaj doli qe varka nuk punonte nuk ishte gjendje pune 
VZ: po nuk punonte
OF: Pra rezultoi qe varkat nuk jane ne gjendje pune
VZ: ishin 3 po asnjera nuk punonte
OF: Po pastaj
VZ: Ne therisnim ndaloje tragetin une dhe pasagjeret e tjer dhe askush nuk mori masa
OF: Ehe pastaj
VZ : ne e pyetem pergjegjesin pse nuk punojne dhe si ka mundesi ai na u pergjigj une hidhme edhe vet ne det por nuk kam urdher nga
OF: kshu pa vark
VZ: po pa vark por po nuk na dhan urdher une nuk hidhem dot sepse une jam hedhur nga ktu me qindra her dhe kam shpetu
OF: te tha ty apo juve
VZ: gjithve ne
OF: ehe pastaj
VZ: pastaj kemi pare qe trageti eshte kthyer  
OF: sa ka hec deri sa ndaloj dhe mori kthesen
VZ: gjysore dhe me shume
OF: mori kthesen dhe u kthye afersisht tek vendi ehe pastaj
VZ: atje nuk u duk asgje edhe komardarja qe kishin hedhur
OF: shkuat ke vendi dhe kush u hodh ne uje cfar u
VZ: jo nuk u hodh ne uje asgje fare vetem shikonim qe bonte xhiro tek vendi
OF: ehe pastaj trageti eshte kthyer per ne port
VZ: po
OF: nga kto qe kemi then deri tani ndonje gje per te shtuar
VZ: jo vetem qe nuk moren masa per asgje
OF: po si person more vesh si quhej
VZ: jo  
OF: ato persona qe permende me siper jane ne itali
VZ:po
 
Tastiera duke shkruar oficeri procesverbalin
 
OF: cfar te ka ber pershtypje
VZ:  vetem jemi ndjer te pasigurt
OF: mbas gjysem ore the qe nuk punonte varka pse nuk punonte cfar kuptove ti
ZV: nuk e di ato flisnin ne gjuhen e vet njeri qe fliste anglisht
OF: me sa ke kuptu ti
ZV: nuk e di cfra defekti kishte por me sa pam edhe benzin skishte pas
OF: ti the skishte karburant nuk punonte
ZV: edhe benzin e pam duke I hedhur
OF: edhe kujt po I hidhnin karburant
ZV: asaj varkes te vogel
OF: qe nuk punonte
ZV: po
OF: I hodhen karburant edhe perseri nuk levizi
ZV: jo
OF: ty te ka bo pershtypje qe ska pas karburant varka
 
 Tastjera duke shkruajtur proces verbalin
 
OF: ata qe ishin aty cathane ...kush foli nga ata qe munde te adresohemi me emre pa emer si e than ata .
VZ: Ata thane qe nuk e dinin me emra une e pash
OF: Ne radh te pare nje her thane qe nuk e njofin me emer me mbimer ne radhe te dyt  tha qe mund ta ket pare apo e kishte ndegjuar nga nje tjeter .
VZ: Ne dolem jasht dhe ishin ber grupe grupe njerzit
OF: Momenti I Hedhjes nga trageti si kishte ndodh
VZ: ai tha vetem kur e kam pa ne uje
OF: kush e kishte
VZ: Ky buri qe po fliste njeri nga ato aty  vetem kur ra ne uje
OF: Nji nga ato pasagjeret
VZ: Po tha une e pash me syt e mi 
OF: edhe si tha ekishte pa
VZ: e kishte pa atje une  pisha cigare isha mbeshtet dhe vetem kur e shof tu ra ne uje 
OF: kush e pa? momentin qe u hodh ap perpara
VZ: momentin qe u hodh
OF: momentin qe ka ra nga trageti
VZ: po kur ka ra nga trageti
OF: po ky ku kishte qen ne momentin qe u hodh ti ke qen mbrenda ne lokal po ky
VZ: aty ne bord duke pi cigare isha I mbeshtetur te parmaket dhe vetem kur e kam pa tu ra ne uje.
 
OF: Pastaj ky kishte njoftuar
VZ: ishte nje nga punetoret e tragetiti afer
OF: Po aha
VZ: I hodhi Komardaren (salvaxhenden ) po I ra shume larg
OF: Cfar eshte kjo salvaxhenda?
VZ: Keshtu  komardare
OF: E kur e hodhi momentet e para e hodhi por I ra shume larg
VZ: po I ra shume larg
 
Ne audio degjohet zhurma e tastieres, oficeri eshte duke hedhur shkrimin e procesverbalit te pjeses tjeter qe tregon deshmitari 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)