TIRANE- Policia e Tiranës ka arrestuar një 55 vjeçar sepse në mënyrë të vazhdueshme dhunonte nusen e djalit të tij. Në pranga u vu H. Shullazi. Mësohet se 55 vjeçari shfrytëzonte momentin kur djali i tij ikte në punë për të dhunuar e ofenduar nusen. Ngjarja është shënuar në zonën e njohur si “Fresku”.
Denoncimi në polici është bërë nga vetë e dëmtuara, 23 vjeçarja me iniciale A.Sh. Falë denoncimit të së resë, policia e komisariatit numër 4 në kryeqytet bëri të mundur edhe arrestimin në flagrancë të vjehrrit të saj. Burime pranë policisë bënë me dije se shkak i ngjarjes ka qenë gjendja e rënduar ekonomike e kësaj familjeje.
Menjëherë pas vënies bë pranga të 55 vjeçarit, i marrë në pyetje nga grupi hetimor, A. Shullazi ka mohuar akuzën e ngritur nga nusja e djalit të tij për dhunë në familje, teksa ka pohuar se në asnjë rast nuk ka ushtruar dhunë ndaj saj. Sipas policisë, i arrestuari pretendon se vetëm e ka ofenduar të renë me arsyen se nusja e djalit të tij prishte paratë kot.
Dëshmia e 23-vjeçares
Nusja e familjes Shullazi, ka treguar në polici se kjo nuk është hera e parë që vjerri i saj ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Ajo ka sqaruar para grupit hetimor se sapo bashkëshorti i saj shkonte në punë, 55 vjeçari e ofendonte vazhdimisht me fjalë fyese.
“Sa herë që burri shkon për në punë dhe unë jam vetëm me të në shtëpi, vjehrri fillon e bëhet si i çmendur. Më shan e më ofendon pasi mendon se paratë që burri merr në punë jam unë ajo që i harxhoj kot më së koti. Ka pasur raste që më ka ofenduar edhe në sy të njerëzve të tjerë, qofshin këta të afërm apo edhe komshinj. Madje, disa herë ka ushtruar edhe dhunë ndaj meje, duke më qëlluar me pëllëmbë apo me çfarë të ketë në dorë”, ka deklaruar 23 vjeçarja në polici.
Më tej, ajo ka shtuar se për këtë gjë ka vënë në djeni edhe burrin e saj, pasi situate për të ishte bërë e pa durueshme, por nuk i kishte treguar se babai i tij e kishte dhunuar. “Kohët e fundit për këtë situatë kam folur edhe bashkëshortin tim, por nuk i kam treguar se babai i tij në disa raste më ka dhunuar. Kjo, pasi nuk kam dashur që mes tyre të ketë konflikte. Kam duruar më disa kohë këtë lloj situate, deri në momentin që vendosa ta denoncoj, pasi nuk po arrija të duroja më sjelljet e tij ndaj meje”, ka sqaruar më tej e reja.
Dëshmia e 55 vjeçarit
Burime nga Policia e kryeqytetit thanë për “Shqiptarja.com” se 55 vjeçari Shullazi nuk ka pranuar dhunën, por vetëm se e ka sharë nusen e djalit për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike. Ai ka sqaruar në polici se nuk ka ushtruar dhunë në asnjë moment ndaj 23 vjeçares, duke hedhur poshtë akuzën e saj. “Nuk është aspak e vërtetë se unë kam qëlluar me shpulla apo se kam dhunuar nusen e djalit tim.
Absolutisht kjo gjë nuk është e vërtetë”, ka rrëfyer 55 vjëçari para efektivëve të komisariatit numër 4 në Tiranë. Më tej, ai ka pranuar faktin se në disa raste e ka ofenduar të renë, kjo për arsye se 23 vjeçarja harxhonte lekët kot sa herë që dilte nga shtëpia. “Ne nuk jemi në gjendje të mirë ekonomike dhe pikërisht për këtë gjë kanë nisur edhe debatet mes meje dhe nuses së djalit.
Sa herë që shihja se ajo dilte shpesh herë nga shtëpia dhe arxhonte para, nuk më vinte mirë, pasi në punë është vetëm djali im. I kam folur disa herë se nuk ishte mirë kështu siç ajo po vepronte, madje pranoj që në disa raste edhe e kam sharë apo ofenduar”, është shprehur H. Shullazi. Më tej, ai ka treguar se sharjet që përdorte ndaj nuses kanë qenë në nerva e sipër, duke pohuar se: “Nuk ka dashur asnjëherë të sillem keq me të, por çdo gjë ndodhte në nerva e sipër”.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 11 Tetor 2015
Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com