Dëshmitari okular në vrasjen e Bucit: I thashë tregoji të gjitha se s'të bën gjë...por e vrau! Biseda e fundit vëlla e motër para vrasjes

Dëshmitari okular në vrasjen e Bucit: I thashë tregoji të gjitha se s'të bën gjë...por e vrau! Biseda e fundit vëlla e motër para vrasjes

Dëshmitari okular i ngjarjes ka qenë shoku i ngushtë i Shkëlzen Bucit, i cili ka shërbyer për zbardhejn e plotë të këtij krimi makabër. E gjithë skena është parë nga ai, teksa ka qenë i pranishëm edhe në momentin e krimit. Në dosjen e plotë që Shqiptarja.com ka zbardhur, dëshmitari ka rrëfyer me detaje nga biseda që ka pasur motër e vëlla deri te momenti i vrasjes.

Eglantina i kishte kërkuar ndihmë dëshmitarit që ta ndihmonte dhe ai i kishte dhënë fjalën se nuk do t'i ndodhte gjë, por nuk ndodhi kështu.

"Një ditë që ai është interesuar t’i marrë makinën tip “Golf 2” me ngjyrë të bardhë Shkëlzenit, ka komunikuar me telefon me Shkëlzenin dhe ai i ka thënë që të dilte te kafe “Molla” afër shtëpisë së tij dhe e ka ftuar për të pirë kafe. Ka qenë orari rreth drekës, rreth orës 13:00. Mban mend se ka qenë periudhë vere, por muaji nuk i kujtohet. Ka dalë te kafe “Molla” dhe aty ka ardhur Shkëlzeni. Janë takuar te vendi i quajtur “Ish-Lapidari”, tek IKV-ja, me automjetin e tij tip “Golf 2” me ngjyrë të bardhë. Aty ka parë se në automjet, në sediljen e parë të pasagjerit, ishte ulur Eglantina. Ai ka hipur në automjet dhe është ulur në sediljen e pasme të tij. Në këtë moment Shkëlzeni i ka thënë se do të shkonin të pinin kafe dhe se nuk do të vonoheshin shumë. Kanë marrë rrugën në drejtim të malit të Dajtit. Nga momenti që kanë kaluar Guroret dhe janë kthyer majtas në drejtim të Qafë Mollës, rruga ka zgjatur rreth një orë deri te vendi ku Shkëlzeni ka ndaluar automjetin. Gjatë gjithë rrugës Shkëlzeni vazhdonte t’i bënte presion Eglantinës me pyetje të ndryshme. Shkëlzeni ka vazhduar rrugën në një rrugë të paasfaltuar dhe në një vend me pisha, Shkëlzeni ka ndaluar makinën në anë të rrugës. Ka zbritur i pari Shkëlzeni, më pas ka zbritur edhe Eglantina dhe të dy së bashku janë drejtuar poshtë në një lëndinë ku debatonin gjatë rrugë dhe në anën e djathtë të lëndinës ku ishin duke ecur, kishte pisha të larta. Kanë ndaluar në një distancë rreth 50 metra larg automjetit, ndërsa ai ka zbritur nga automjeti për të pirë cigare para mjetit. Gjatë kësaj kohe Shkëlzenit i bie telefoni që ai kishte lënë në makinë, nuk i kujtohet nëse ishte mesazh apo thirrje dhe e ka marrë telefonin që t’ia çojë Shkëlzenit. Kur ka arritur te vendi ku ata po bisedonin, i ka dhënë telefonin Shkëlzenit, por ai e ka parë dhe e ka futur në xhep. Në këto momente Eglantina i është drejtuar atij dëshmitarit me fjalët: “Foli Shkëlzenit se mos më ban ndonjë gjë, se nuk është në terezi fare”. Ai dëshmitari i është përgjigjur Eglantinës: “Tregoji ça ke për të treguar se nuk të bën gjë”, duke menduar se nuk i shkonte mendja për asgjë të keqe. Në këtë moment Shkëlzeni i ka thënë: “Mos ndërhy ti” dhe i ka kërkuar të largohej dhe të priste tek automjeti. Ai ka shkuar tek automjeti dhe ka parë që ata vazhdonin të debatonin, si edhe janë acaruar me tone të larta. Në një moment ka parë që Shkëlzeni ka nxjerrë nga pjesa e pasme një armë zjarri pistoletë, nga fundshpina e tij, armë ë cilën ai nuk e kishte parë ta kishte me vete dhe për shkakun se ka qenë gjithë rrugës në sediljen e shoferit dhe kur ka dalë ka pasur të veshur një xhubkos të lehtë. Në këtë moment Shkëlzeni ka nxjerrë armën dhe ia ka drejtuar Eglantinës dhe Eglantina ka bërtitur me të madhe: “Ndihmë!” dhe në këto momente ai e ka qëlluar me armë. Ka parë se Shkëlzeni e ka qëlluar dy herë me armë Eglantinën, kur ajo ishte në këmbë, e ka parë fare mirë që një herë e qëlloi në pjesën e fytyrës, kurse goditjen tjetër nuk e ka parë se në çfarë vendi e ka qëlluar, për shkak të lëvizjes që ata bënë pas lëvizjes së parë. Në këtë moment Shkëlzeni ka vajtur te automjeti, i ka kërkuar dëshmitarit të hipte në sediljen e pasme dhe Shkëlzeni ka hipur në timon dhe ka kthyer makinën. Ka ecur rreth 10 metra dhe ka ndaluar sërish makinën, ka nxjerrë diçka nga poshtë sediljes së drejtuesit të mjetit, ku kishte diçka të mbështjellë me një qese plastike, së bashku me qesen ka zbritur nga mjeti dhe ka shkuar sërish te vendi ku kishte qëlluar Eglantinën. Dëshmitari nuk ka dalë nga makina për të parë se çfarë veprimesh po kryente. Pas disa minutash Shkëlzeni ka vajtur sërish te mjeti pa qesen, të cilën ai e mori me vete kur ka zbritur. Ka hipur përsëri në drejtim të mjetit dhe janë kthyer në drejtimin për në kthim. Te një lokal përballë repartit ushtarak të Qafë Mollës, lokal i cili njihet me emrin “Lokali i Liries”, Shkëlzeni ka ndaluar mjetin dhe ka hyrë brenda për të blerë cigare, ndërsa ai dëshmitari ka zbritur dhe ka shpëlarë sytë pasi nuk ndihej mirë. Pasi Shkëlzeni ka blerë cigaret, kanë hipur në mjet, ku në këtë moment ai dëshmitari ka hipur në sediljen e parë të pasagjerit. Kanë vazhduar rrugën dhe kanë ndaluar në një lavazh në Porcelan, ku Shkëlzeni futi makinën për të larë dhe kanë pirë kafe ngjitur me lavazhin. Gjatë rrugës në kthim ai dëshmitari nuk ka bërë asnjë lloj bisede me Shkëlzenin, për shkak të frikës që ka pasur edhe për veten e tij", thuhet në dosje.


Lajmi kryesor:

EKSKLUZIVE! 'Këtë që pe fshije nga kujtesa se ke djalin për të rritur'/ Rrëfimi i dëshmitarit: Si e vrau Shkëlzeni Eglantinën në syrin tim dhe kërcënimet që mora nga Faiku!


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, raportohet për tre të plagosur! Makinat bëhen copash

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, raportohet për tre të plagosur! Makinat bëhen copash