TIRANË-Zbulohet emri i një prej 4 personave , bashkëpunëtorë të drejtësisë, që kanë bërë të mundur shkatërrimin e organizatës kriminale, me 4 grupe, që kultivonte dhe trafikonte droge nga Shqipëria për në Itali dhe vendet e Bashkimit Evropian.
Njëri prej tyre është Aurel Lazaj, i cili ka qenë për të njëjtin rrjet bashkëpunëtor i drejtësisë, dhe ka ccuar prapa hekurave Euron Hotin dhe Malton Lleshajn. Lazaj tregoi të gjithë mekanizmin dhe persona e përfshirë në këtë grup kriminal.
Paraditen e sotme kreu i SPAK vlerësoi rolin e të penduarve në suksesin e operacionit.
"Një e re absolute e këtij hetimi është kontributi i çmuar i bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të gjithë shtetas shqiptar, deklaratat e të çileve, në lidhje me krimet e kryera në Shqipëri dhe në Itali, janë mbledhur në Bari nga prokurorët e D.I.A-së lokale e të SPAK-ut të Tiranës e pasi janë verifikuar përkatësisht, janë përdorur – në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore – në procedimin penal shqiptar", tha ai. Ata janë marrë në pyetje nga autoritetet në qytetin e Barit, ku kanë qenë edhe përfaqësues të SPAK.