Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na shkatërroi gjithçka! S'iu përgjigjën thirrjeve për ndihmë

Përmbytjet në Vlorë kanë shkaktuar dëme të mëdha edhe në shtëpitë e banorëve, të cilët thonë se natën e kanë kaluar jashtë ose duke u përpjekur të pastrojnë banesat. Ekipi i Report Tv që ndodhet në Vlorë sjell dëshmi të qytetarëve, të cilët me dhimbje të madhe përshkruajnë panoramën që ka lënë pas përmbytjet duke shkatërruar gjithçka që u doli para.

Në këto pamje që banorët tregojnë përmes Report Tv, gjithçka në banesat e tyre është nën ujë, ose me baltën që ka lënë pas përmbytje që vërshoi në banesat e tyre si një lumë i rrëmbyeshëm. Mobiljet janë shkatërruar, ushqimet janë prishur, e shpresat për banorët janë drejt Bashkisë për dëmshpërblim.

Një grua e përshkruan ujin që vërshoi në dritaret dhe dyert e shtëpisë si një vullkan. E shokuar, ajo thotë se nuk u mbeti asgjë, vetëm fëmijët i shpëtuan.

“Nga dritaret na erdhi uji, nga dera, nga banja, kemi marrë pllaka i kemi vënë lart mbi banjo. Si vullkan, ishte e pamundur, thamë shyqyr të na shpëtojnë fëmijët gjallë. Na është dëmtuar gjithë mobilja, s’kemi asgjë fare, mbajmë duart përpjetë. Uji ishte tamam si det. U bëmë ujë, dimë që notuam”, tregon një banore.

Të gjitha banesat e kateve të para në lagjen “11 Janari” në Vlorë , në zonën e njohur si “ Pusi i Mezinit” janë nën pushtetin e ujit e të baltës. Kemi kaluar një natë ferri thonë për mikrofonin e Report Tv banorët teksa tregojnë orët e tmerrit gjatë përballjes me vërshimin e ujit. Gjithçka ndodhi krejt papritur tregojnë banorët , teksa thirrjes së tyre për ndihmë nuk i është përgjigjur askush.

Vinte që lart, ishte rrëke e madhe, nuk mund ta përballoje dot. U mbush ballkoni, tualeti, të gjitha. Gjitha mobiljet janë shkatërruar, edhe dyshekët i kam nxjerrë jashtë. Nuk na e hapi njeri telefonin, kam një numër të bashkisë, nuk kishim as korent të vinim pak popmën të thithnim ujë.

“Oriz, makarona, çfarë kisha, të tërë kanë ikur poshtë. Nuk do çfarë të them. Që andej, që këtej, nuk dihej nga vinte uji. Ka ndodhur edhe një vit, por jo kështu. Të bëjë televizori. Kërkuar ndihmë? Ku të kërkosh, internet nuk kishe, me laraskat, me ç’të kërkojë. Natën e kaluam jashtë. Kam fjetur në këtë shtëpinë time, aq sa ke fjetur ti.

Ne jemi pensionistë, kam edhe një motër të sëmurë. Rroba nuk kemi. Kishim dy pako makarona aty, ikën. Gjithçka në pushtetin e ujit. Tërë natën pa gjumë, s’po e mbarojmë ujin akoma. Ku do kërkoje ndihmë, as drita, asgjë. Është hera e dytë që përmbytemi, herën e parë na tha Bashkia do ju ndihmojmë, asgjë. Mospastrimi i kanaleve. Na kanë lënë pa bukë fare.

Djali mbeti brenda, jemi ngritur gjithë fisi e pastruam.

Rreth orës, tham se zuri shi si gjithmonë. Jemi mbytur brenda, notonte frigoriferi i mbushur plot mbi ujë. Të gjitha plaçkat, asgjë s’ka ngelur. Vetëm dy televizorë kanë shpëtuar. Kërkova ndihmë dhe radhën e parë, na erdhi komisioni me gjithë kryetarin, na dhanë ndonjë copë pulle që do na vlerësonin plaçkën. Kjo është plaçkë e dytë që ka ikur, s’na e dhanë shpërblimin”, thonë banorët.

Kjo është hera e dytë që përmbytemi thonë banorët e dëmtuar, por si këtë herë nuk ka ndodhur kurrë më parë. Për këtë situatë ata fajësojnë bashkinë për mospastrimin e kanaleve kulluese, të cilat prej dy vitesh janë të tejmbushur me mbeturina.

Të shkatërruar ekonomikisht dhe të braktisur në fatin e tyre, banorët e kësaj lagjeje nuk fshehin zhgënjimin për qeverinë e votuar prej tyre.

Autoritetet vendore pritet të nisin punën për të bërë një bilanc të dëmeve të shkaktuar në gjithë Vlorën për shkak të përmbytjeve, që goditën qytetin bregdetar më 4 tetor si asnjëherë më parë.

Raportuan për Report Tv dhe Shqiptarja.com, gazetarët Armand Xhelili dhe Sokol Dema

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:21
E trishtë! Nëna me 4 fëmijët vendoset para Prefekturës së Vlorës: Kërkoj strehim, shtëpia u mbyt komplet

Mes dëshpërimit të madh që ka sjellë përmbytja në Vlorë, 44-vjeçarja Vjollca Goxhaj, nënë e katër vajzave të mitura, u vendos para Prefekturës së qytetit të Vlorës duke kërkuar strehim. Banesa e saj në lagjen ‘Kushtrimi’ është përmbytur plotësisht dhe ajo ka mbetur pa asnjë ndihmë.

“Ka ardhur uji deri në brez, shtëpia u mbyt komplet. Kërkoj strehim. Nuk kam asnjë lloj ndihme,” shprehet Vjollca për Report Tv, e cila bën thirrje për të siguruar një vend të sigurt për fëmijët e saj pas kësaj tragjedie.

Më pas, nëna me 4 fëmijët u strehuan në konvikt, aty ku janë vendosur të gjitha familjet e evakuuara mbrëmjen e djeshme.

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ermal lufo: 05/10/2024 11:52

    nuk kane cte bejne as deputetet se duhette marrin leje per te reaguar

    Përgjigju
  • Mjaft me Dekllarata!: 05/10/2024 11:26

    Kryeministri Edi Rama, per arsye qe nuk i beri kurre publike, iu qep si "morr" kryebashkiakut Dritan Leli, cdo fundjave, per gati dy vjet, per copeza letrash e qesesh "te papastruara" ne cepa te humbura ku i conte era, e shkoi, per kete show, deri ne plazhe te dhena me koncesion privateve. Po me dhendrin e Gramoz Rucit, kryebashkiakun aktual Ermal Dredha prej gati 1 viti e gjysem, qe nuk eshte kujdesur per mirembajtjen dhe pastrimin e perrenjve e kanaleve qe rrethojne Vloren as perpara, as ne prag e as gjate rrebeshit te djeshem cfare do te beje? Perseri nga parate e popullit te sotem dhe te brezave qe do te vijne do te paguhen ("demshperblehen") matrapazlleqet e "neglizhences" e "shperdorimit" te detyres, dhe me shume akoma, perdorimi e shperdorimi i fondeve te Emergjences Civile?

    Përgjigju
  • Nasi: 05/10/2024 11:14

    Ua, si kshu shahet qeveria? Oburra Rame hidhu vrap me Vlore se te mori lumi! Aktivizo cik boten e "nendheshme" e futi nje dacke pinokut ne bashki. Sic di te besh ti. Per te llafosur miqte i papare ama kur eshte koha per pune te ha mune. Per llafosur miqte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë