Dëshmoi kundër Shoshorit dhe internoi Margarita Kostaqin? Ja si Sali Berisha mund të dalë zbuluar nga hapja e dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit 

Dëshmoi kundër Shoshorit dhe internoi Margarita Kostaqin? Ja si Sali Berisha mund të dalë zbuluar nga hapja e dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit 

Margarita Kostaqi, Hysen Shoshori dhe Sali Berisha

Në korrik të vitit 2012, Hysen Shoshori akuzoi publikisht Sali Berishën, në atë kohë kryeministër, se i kishte dalë dëshmitar në gjyqin e diktaturës ndaj tij më 1975 duke kërkuar varjen e tij në litar. Berisha mohoi akuzën e rëndë, ndërsa tha se Hysen Shoshori kishte probleme mendore. Në 7 dhjetor 2021, në një emision televiziv u publikua dëshmia e mjekes, Margarita Kostaqi, e ndarë nga jeta në vitin 2011. Sipas dëshmisë, Sali Berisha, në vitet ’80, në atë kohë sekretar partie, ishte angazhuar për internimin në Kavajë të një prej mjekeve më të njohura të asaj kohe, znj. Margarita Kostaqi dhe bashkëshortin e saj mjek, Milto Kostaqi, që të dy kardiologë. Berisha e konsideroi këtë histori si “trillim dhe shpifje”.

Deri më sot kemi dy dëshmi publike të dy personave që kanë ndërruar jetë si dhe mohim nga ana e Sali Berishës. Në 22 tetor 2022, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike me në krye Enkelejd Alibeajn vendosën të hapnin me ligj dosjet e ish Sigurimit të Shtetit, duke i dhënë fund keqpërdorimit dhe shantazhit 32-vjeçar me dosjet. Ndryshimet në ligjin nr. 45 të vitit 2015 për të drejtën e informimit mbi dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit, deklasifikojnë dosjes e ish Sigurimit të Shtetit, duke i bërë të aksesueshme për publikun, por me disa kushte.

“Çdo person gëzon të drejtën të njihet me dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe të kërkojë një kopje të tyre në përputhje me ligjin për të drejtën e informimit, me kusht që kërkuesi të paraqesë të dhëna në kërkesën e tij që mundësojnë lokalizimin e informacioneve. Informacioni jepet vetëm kur angazhimi i nevojshëm për gjetjen dhe vënien në dispozicion të informacionit është në përpjesëtim të drejtë me interesin e argumentuar të kërkuesit në marrjen e këtij informacioni. Kërkuesi mban përgjegjësi për keqpërdorimin e informacionit të marrë”.

Po a mund të dalë zbuluar Sali Berisha, si i implikuar në gjyqe politike dhe internime, pas miratimit të ndryshimeve të reja ligjore që hapin dosjet e ish Sigurimit të Shtetit?

Sigurimi i Shtetit administronte dy dosje për rastet e disidentëve (armiqtë e partisë), të cilët futeshin në burg ose internoheshin. Një dosje përmban informacione nga bashkëpunëtorët e fshehtë të Sigurimit të Shtetit, për personin që ndiqnin për veprimtari armiqësore. Dosja tjetër, e quajtur dosja operative e punës, e tipit 2A, 2b, 2C, përmban detaje nga veprimtaria e personit si dhe dëshmitarët, por duke mbuluar gjithnjë spiunët. Dosja e dytë me dëshmitarët shkonte në gjykatë, për ndëshkimin e personit, në rastin konkret të Hysen Shoshorit. Ky material bëhej pjesë e dosjes gjyqësore.

Sali Berisha mund të dalë zbuluar nëse ka dalë si dëshmitar kundër Hysen Shoshorit dhe Margarita Kostaqin, gjithnjë nëse këto materiale nuk janë asgjësuar qëllimisht. Nga ana tjetër, e sigurt është se ndryshimet ligjore i hapin rrugën Autoritetit të Dosjeve për qartësuar rolin e Ilir Metës në raport me ish Sigurimin e Shtetit.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zylyf Kamberi: 23/12/2022 18:13

    Saliun duhet ndeshkuar Jo vetem per l'età te dy.kjo do te thote te minimizosh poshtersite e tij.Ai nuk eshte thjesht deshmitar,apo denoncues,apo spektator ne sallen e gjyqit qe therret "te varen ne litar".Ai Ka qene Jo vetem agjente i sigurimit te shtetit,por Edhe agjente i UDB dhe zbulimit francez.Ndaj duhet ndeshkuar Edhe per keto alte tradhetie kombetare.Keto krimet Jane kryer ne ate kohe dhe kane mbetur te pagjukuara e te pandeshkuara.Meqe sot nuk Duan ta cojne para gjukates- "miqte ",te perjashtohet nga politika.spiunet e huaj nuk Jane me te mire se spiunet e sigurimit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë